Vajza e Bruce Willis flet për luftën e saj të gjatë me anoreksinë: Nuk e vlerësoja shëndetin tim

nga D. V.

Tallulah Willis, vajza e Bruce Willis dhe Demi Moore, vendosi të flasë për Vogue rreth luftës së saj afatgjatë me anoreksinë dhe problemeve shëndetësore me të cilat u përball.

Tallulah, tani 30 vjeçare, zbuloi se kishte luftuar me një çrregullim të të ngrënit për më shumë se katër vjet.

Ajo e shihte ushqimin si formën e saj të fundit të kontrollit pasi la alkoolin në moshën 20 vjeçare, dhe kufizimi i marrjes së ushqimit u bë vesi i saj i fundit.

“Nuk e vlerësoja veten ose shëndetin tim”, theksoi ajo, duke shtuar se vetëm kohët e fundit e kuptoi sa larg vetes ishte.

Siç zbuloi ajo, në moshën 25 vjeçe u shtrua në spital për depresion të rëndë dhe më vonë u diagnostikua me ADHD. Pasoja më e dukshme e anoreksisë ishin flokët e saj, të cilët ishin të hollë, të brishtë dhe pothuajse të zhdukur.

Tani që mund t’i lidhë flokët në një topuz të madh dhe t’i shikojë, ajo pretendon se ndihet “seksi dhe e lirë”.

Ajo foli veçanërisht emocionalisht për motrat e saj Mabel dhe Evelyn, të cilat i ati i kishte në martesën e tij me Emma Heming Willis, duke theksuar se sa shumë dashuria dhe pafajësia e tyre ia forcuan vullnetin për të luftuar. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More