Vajza e mitur me traktor shkel një këmbësor në Strumicë

nga Xh M

MPB Maqedoni njofton se një vajzë e mitur, duke drejtuar traktor, ka shkelur një person.

Rasti ka ndodhur në rrugën e pendës “Illovicë”, në fshatin Illovicë të Strumicës.

“Më 10.06.2024 në ora 21.30 në Stacionin Policor të Strumicës është denoncuar se në rrugën lokale në pendën “Illovica” drejt fshatit Illovicë të Strumicës, një traktor pa targa, që ka qenë duke udhëhequr një vajzë e mitur nga fshati Illovicë, ka goditur këmbësorin N.K.(26) nga fshati Illovicë.

Në fatkeqësi, këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Strumicë, kurse hetim në vendin e ngjarjes ka krye ekipi i Stacionit Policor në Strumicë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More