Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Vajza izraelite që shoqërohet me gjarpër

Izraelites tetëvjeçare, Inbar, i pëlqen që të freskohet në pishinën e vogël të shtëpisë me një mik të pazakontë noti – gjarprit të saj shtëpiak.

Gjarpri mbi tre metra, që ajo e quajti Belle, është vetëm njëri prej shumë kafshëve shtëpiake, me të cilët familja bashkëjeton në një komunitet të Izraelit jugor.

Inbar thotë se Belle ishte shoqëruesi i saj më i dashur në kohën e izolimit nga koronavirusi, kur ajo nuk mundi të shkonte në shkollë për javë të tëra.

“Më ndihmoi që ta kaloja kohën, më pëlqen shumë që të shoqërohem me gjarpërinj”, thotë Inbar.

E nëna e saj, Sarit Regev, pretendon se që të dyja janë rritur bashkë.

“Inbari është rritur me të gjitha këto kafshë dhe veçmas me gjarpërinjt. Kur ishte e vogël notonte me gjarprin në vaskë, ndërsa tani, si ajo ashtu edhe gjarpri janë rritur dhe notojnë në pishinë. Për ne, kjo gjë është krejtësisht normale”, pretendon Regev.

Ndërkaq, shprehet e zemëruar pse njerëzit i cilësojnë si të çmendur ngase jetojnë me kafshë të tilla të rrezikshme.

“Është këndshëm të jetosh kësisoj. Kur një fëmijë rritet me kafshë, ai bëhet person që i do të tjerët, që kujdeset edhe për të tjerët e jo vetëm për veten”, përfundon ajo.

Postime të ngjashme

Qeni i shpëton jetën pronarit pasi pësoi goditje në tru

S.B.

Regjistroi një video të drejtpërdrejtë: Një aksidentit që përjetoi, bëhet hit në internet

S.B.

Ky qytet i ‘mërzitur’ në Rusi është i shkretë, temperaturat arrijnë deri në -50 gradë

S.B.

Çfarë fati – BMW mezi shmangu përplasjen me një tufë drerësh

S.B.

Shumë as nuk e dinë që e kanë këtë fobi, a jeni mes tyre?

S.B.

Momenti i frikshëm kur një degë e madhe rrëzohet në tokë, ndërsa një grup muzikantësh performonin në një park të Los Anxhelosit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...