Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Vajzat denoncojnë babanë shqiptar në Itali: Na përdhunoi për disa vite

Dy vajza kanë denoncuar në policinë italiane babain e tyre, duke e akuzuar atë se ka abuzuar seksualisht për disa vite.

Babai, 56-vjeçar është arrestuar nga autoritetet në rajonin e Gorgonzola, në Milano.

Burri dyshohet se ishte i dhunshëm dhe pas sherrit të fundit vajzat e tij e denoncuan në polici ku treguan kalvarin e vuajtjeve që sipas tyre, kishte nisur që në kohën kur ato kishin qenë të mitura dhe që kishte vijuar për vite me radhë, njoftojnë mediat italiane.

Trupi gjykues dëgjoi palët e përfshira në këtë proces dhe ra dakord me kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg 56-vjeçarin shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije.

Sipas hetimeve, burri nuk kishte një punë fikse dhe abuzonte me alkoolin. Ai shkonte shpesh herë i dehur në shtëpi dhe kërcënonte familjarët se do t’i vriste dhe i dhunonte.

Postime të ngjashme

Gostivar, vëllau ia vjedh motrës arin në vlerë prej 50 mijë euro

D V

Aksidenti tragjik në Durrës i mori jetën Elonës, vajzës së talentuar që pikturonte shenjues librash

D V

Arrestohet shoferi i autobusit në Kroaci: Më zuri gjumi në timon

R Zh

Arrestohet një person në Kumanovë për shkak të tregtisë me lëndë narkotike

D V

Një autobus i Kosovës është përmbysur afër Sllavonski Brod, dhjetë perona kanë humbur jetën

R Zh

Kroaci: Aksidentohet autobusi nga Kosova, dyshohet për 10 të vdekur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...