Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

VAKAT kërkon që Kosova ta njohë gjenocidin e Srebrenicës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim përfaqësues të komunitetit boshnjak, që i përkasin subjektit politik parlamentar VAKAT, në krye me Rasim Demirin.

Ata e kanë uruar z.Konjufca për detyrën e re, si dhe janë shprehur mirënjohës për përfshirjen e tyre në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.Krerët e koalicionit VAKAT kanë shfaqur si shqetësim kriteret e ashpra të regjimit të vizave, që Republika Federale e Bosnje Heregovinës vazhdon t’i aplikojë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe komunitetin boshnjak të Kosovës.

Ata theksuan se kufizimet e tilla janë të padrejta, johumane dhe cenojnë të drejtën e lëvizjes së lirë të njerëzve, dhe se pengesat e tilla ndodhin për shkak të qëndrimeve të Republikës Serbe, një entitet i krijuar mbi masakra e gjenocid brenda territorit të Bosnje Hercegovinës.

Gjatë takimit, krerët e koalicionit VAKAT kanë ngritur edhe çështjen e miratimit nga Kuvendi i Kosovës të një rezolute nëpërmjet të së cilës do të dënohej gjenocidi i Serbisë në Srebrenicë.Kryekuvendari Glauk Konjufca falënderoi përfqasësuesit e koalicionit VAKAT dhe shprehu mbështetje për çështjet e ngritura, si dhe përkrahje të gjithanshme për komunitetin boshnjak të Kosovës.

Postime të ngjashme

Ambasadori Gjerman në Kosovë: Skenat e sotme në Kuvend janë të papranueshme

N E

Diplomati Agim Nesho: Ndryshimi i kufijve në Ballkan është interes direkt i Serbisë

N E

Ilir Meta: Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me BE-në

N E

Lumir Abdixhiku: Nuk besoj se Donika Gërvalla ka dërguar dosje në Prokurorinë Speciale

N E

Faton Peci: Memli Krasniqi më tha hajde në holl të bëjë llom

N E

Lumir Abdixhiku për Vetëvedsosjen: S’kanë kapacitete për të bërë gjërat që kanë premtuar se do t’i bëjnë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...