Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Vaksina anticovid/ Rama: Komunikojmë 7 herë në ditë me Pfizer

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përjavshme me gazetarët ka folur edhe rreth vaksinës antcovid.

Sipas Ramës strukturat e qeverisë janë në kontakt të vazhdueshëm më Pfizer për të siguruar që marrëveshja për vaksinat të shkojë deri në fund.

Rama ka theksuar se ka një bllokim nga kompania Pfzier por shpreson që pas dy javësh të ketë lajm të mira për marrjen e dozave të reja.

Kreu i qeverisë u shpreh se është në kontakte të vazhdueshme me kompaninë Pfizer, jo 1 po 7 herë në ditë, siç theksoi kryeministri, për të siguruar një pjesë të dozave të premtuara.

“Për ata që kanë marrë dozën e parë, vaksinat janë aty. Është bërë kalkulimi që asnjë të mos humbë procesin, për shkak të vaksinës. Pfizer ka një problem të madh aktualisht me të gjitha vendet. Pfizer ka lajmëruar një stop. Ne jemi në kontakt, jo njëherë por shtatë herë në ditë, për të bërë të mundur që ata të respektojnë kontratën me ne dhe të na sjellin dozat. Nuk jemi vetëm në dorë të Pfizer, jemi duke negociuar dhe jemi shumë përpara me negociatat me AstraZeneca. Shpresoj që në ditët në vijim të jap një lajm të mirë për këtë. Ajo që mund të thuhet me plot gojë është se Shqipëria nuk është mbrapa askujt dhe shqiptarëve nuk do iu mungojë kujdesi për të dalë sa më parë nga kjo flamë dhe kjo fazë kaq e vështirë e luftës me Covid-in, në raport me asnjë vend. Së shpejti të mund të japim lajme të mira. për momentin jemi në komunikime të vazhdueshme me Pfizer, që shpresoj të lëshojë një pjesë të dozave të premtuara. Shpresoj që në 10 ditët e ardhshme do të kemi qartësi, më shumë se c’dini dhe c’dimë sot për vaksinën”, tha Rama.

Postime të ngjashme

PD dhe LSI nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit paszgjedhor me sloganin ‘Shqipëria, shtëpia që fiton’

S.B.

“Dyshojmë që qarkullojnë variantet e reja të Covid-19″/ Manastirliu: Me vaksinat AstraZeneca do të kemi prioritet mësuesit

S.B.

Vijon vaksinimi i të moshuarve/ Komentet e tyre për procesin: Nuk e ndjeva fare, jam shumë i kënaqur

S.B.

Procesi i vaksinimit/ Sot pritet të mbërrijnë 15 mijë vaksina të Pfizer, brenda 10 ditësh vijnë edhe 14,400 vaksina të AstraZeneca

S.B.

Basha ndalet tek një tjetër dështim i Ramës: Shqipëria e fundit në Europë për shpenzimet e shëndetësisë

S.B.

Rama jep koncesionin 100 mln euro, pritet shtrenjtimi i karburanteve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...