Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Vaksina do të bëhet e përvitshme

Njerëzit duhet të vaksinohen çdo vit kundër koronavirusit në mënyrë që të mbrohen nga sëmundja.

Kështu deklaroi sot Sir Patrick Vallance, kryekëshilltar shkencor i qeverisë britanike.

Ai tha se një vaksinë e përvitshme si ajo e gripit mund të jetë e nevojshme për të paktën disa vite në vazhdim.

Vallance tha se mutacionet që po pëson virusi në proteinën thumb bëjnë të mundur që virusi të anashkalojë mbrojtjen që ofron vaksina dhe imuniteti natyral.

Ekspertët thonë se rreth 70 përqind e popullsisë duhet të vaksinohet në mënyrë që të arrihet imuniteti i tufës, në mënyrë që virusi të mos përhapet.

Por imuniteti zbehet me kalimin e kohës, ndaj është i nevojshëm vaksinimi sërish.

Disa mutacione të rrezikshme kanë nisur të përhapen aktualisht. Edhe pse thuhet se vaksinat që qarkullojnë i mbrojnë njerëzit ndaj këtyre mutacioneve, sërish ekziston frika se ato mund të shmangin mbrojtjen e tyre.

Postime të ngjashme

Rritje e rasteve me COVID-19: Mbyllet Finlanda

S.B.

Vaksina e Pfizerit 94 për qind efektive në studimin me 1.2 milion njerëz

S.B.

Raportuesi i OKB-së: Hetoni sulmet ndaj kampeve në Tigray

S.B.

Von der Leyen: Vaksinojmë 70% të Evropës deri në verë

S.B.

Varianti i ri i koronavirusit, Italia shton masat

S.B.

Vrasja e Khashoggit, publikohen dokumente sekrete

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...