Agjencia Zhurnal.mk

Vaksina do të kushtojë 10 dollarë, Rusia e vendosur të nisë prodhimin e “Sputnik V”

Pavarësisht skepticizmit perëndimor, Moska është e vendosur ta hedhë në treg vaksinën anti-COVID “Sputnik V”, të cilën e krijoi e para në botë. Kreu i bordit drejtues të firmës farmaceutike ruse R-Farm që do të prodhojë vaksinën e zhvilluar nga instituti shtetëror Gamalei tregoi në një intervistë për mediat ruse edhe çmimin e pritshëm të eksportit për një dozë.

“Me shumë gjasa, dozat do të shiten jo më pak se 10 dollarë. Seritë e para të dozave do të jenë më të shtrenjta, por çmimi i vaksinës do të bjerë gradualisht me masivizimin e prodhimit industrial të saj”, tha Aleksei Repik, drejtues i firmës farmaceutike, R-Pharm, transmeton JavaNews.

Në tregun botëror ka që tani kërkesë për vaksinën ruse, ende pa u hedhur në prodhim për tregun vendas. Kreu i Fondit rus për Investimet Direkte, Kirill Dimitriev tha për mediat se vende të ndryshme të botës, nga Amerika Latine, Lindja e Mesme dhe Azia, janë kërkuar mbi 1 miliardë doza. Por kapacitetet aktuale, sipas tij, janë për prodhimin e 500 milionë dozave në vit, sa gjysma e kërkesës.

Ministri rus i Shëndetësisë Mihail Murashko hodhi poshtë skepticizmin e vendeve perëndimore për këtë vaksinë. Ai i quajti kritikat si spekulime për çështje konkurrence, që kanë për qëllim të fitojnë kohë deri në prodhimin e vaksinave të vendeve të tyre.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...