Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vaksina e Astra/Zenekës e para do të mbërrijë përmes mekanizmit Kovaks në mars

Shkup, 3 shkurt – Vaksina e Astra/Zenekës do ta përbëjë sasinë e parë të cilën vendi do ta marrë përmes sistemit Kovaks, që është planifikuar të mbërrijë në mars të këtij viti. Ministria e Shëndetësisë dje informoi se sistemi Kovaks përmes një shkrese i ka bërë të ditur detajet për dërgesën e parë dhe llojin e vaksinës e cila do të mbërrijë në vendin tonë.

Sipas shkresës për vendin janë paraparë  mes 103.200 dhe 175.200 doza nga kjo vaksinë, nga të cilat rreth 35 për qind duhet të arrijnë në tremujorin e parë, ndërsa të tjerat në tremujorin e dytë të vitit.

Nga vaksinat Fajzer, siç theksuan nga mekanizmi Kovaks në valën e parë të dorëzimit janë përfshirë vetëm 18 pjesëmarrës, ndërsa nuk janë të përfshirë vendet të cilat kanë filluar programet e tyre të vaksinimit kundër Kovid-19 dhe se të tjerët do të përfshihen në fazat e ardhshme të shpërndarjes.

Sistemi, siç potencojnë nga Ministria e Shëndetësisë plotësisht është i gatshëm për të marrë sasitë e vaksinave përmes mekanizmit Kovaks, por në të njëjtën kohë siguron vaksina nga prodhues të tjerë dhe përmes mekanizmave të tjerë, të cilët Republika e Maqedonisë Veriore duhet të marrë. Për atë qëllim, dje në Parlament u votuan ndryshimet në Ligjin për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore që i referohen regjistrimit të vaksinave kundër Kovid-19 në vend.

Kryeministri Zoran Zaevi në intervistën për “Kapital” theksoi se vendi siguron vaksina në të gjitha mënyrat e mundshme dhe nga të gjitha burimet e mundshme të cilat bota i përdor dhe të cilat padyshim tregojnë rezultate dhe janë dëshmuar të sigurta.

Presim që vaksinat nga disa prodhues të disponueshëm në vend të arrijnë në vend gjatë muajit shkurt dhe unë besoj se e para do të jetë vaksina “Fajzer” dhe vaksina “Sinofarm”.Ne jemi plotësisht të përgatitur për sasitë e para në aspekt të ruajtjes së tyre në kushte të përshtatshme, në aspekt të procedurave ligjore-procedurale dhe natyrisht në aspekt të planit organizativ për vaksinimin. Kjo është arsyeja pse ne bëmë ndryshimin në Ligjin për Barnat sepse politika globale e prodhuesit të vaksinave Fajzer, me të cilin kemi një marrëveshje, kërkon që ajo të aplikojë si përfaqësuese ndërkombëtare dhe jo përmes një kompanie të regjistruar në vendin tonë,” tha Zaev.

Vendi, potencojnë nga Ministria e Shëndetësisë, ka zhvilluar mbështetje të sigurt dhe të besueshme logjistike për pritjen, ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinave në pikat e vaksinimit ku do të kryhet vaksinimi. Për vaksinat që kërkojnë mirëmbajtjen e një zinxhiri standard të ftohtë nga 2 ° C në 8 ° C, përdoret sistemi ekzistues i logjistikës. Për vaksinat që kanë një regjim të veçantë të temperaturës së pritjes, ruajtjes dhe transportit në një temperaturë më të ulët se -70 ° C ose -20 ° C, rrjeti ekzistues është azhurnuar duke siguruar frigoriferë të përshtatshëm.

“Sistemi për vaksinim është i përgatitur plotësisht. Sipas Planit Kombëtar të konfirmuar për imunizimin e popullsisë, vaksinimi kundër KOVID-19 do të zbatohet në tre faza. Në fazën e parë, është planifikuar të vaksinohen profesionistë shëndetësorë të cilët janë në vijën e parë të përgjigjes në mjediset e spitalit me një rrezik të lartë dhe shumë të lartë të marrjes dhe transmetimit të infeksionit. Në këtë fazë, është planifikuar të vaksinohen grupet e mëposhtme prioritare: të rriturit e moshuar me rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjes, komplikime dhe rezultat fatal, të përcaktuara nga rreziku bazuar në moshë, persona më të vjetër se 70 vjeç” sqarojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në vend që nga fillimi i epidemisë është 93.160, numri i pacientëve të shëruar është 82.520, të vdekurve 2.873, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.767, në 24 orët e fundit janë regjistruar 407 raste të reja me Kovid-19.

Në spitale ka shtretër të lirë. Në qendrat kovid në spitalet e vendit është paraqitur se po mjekohen gjithsej 334 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me virusin korona, numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me virusin korona të cilët po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet e vendit është 589 dhe ka rreth 500 shtretër të lirë spitalorë në qendrat kovid. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi

Z H

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

R Zh

Në Krushevë është hapur manifestimi “10 ditë të Republikës së Krushevës”

Z H

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

Tërmet në Kosovë, ndjehet në RMV dhe Sërbi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...