Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vaksina e gripit/ Kosovë, fillon shpërndarja e saj

Zhurnal Ads

Në Kosovë ka nisur shpërndarja e 160,500 vaksinave kundër gripit sezonal, që Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka blerë përmes UNICEF-it.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj tha se janë duke siguruar edhe 50,000 vaksina të reja kundër gripit sezonal.

“Është dyfishi i vaksinave të siguruara nga viti i kaluar dhe shpresojmë që gjithçka do të shkojë në rregull, qytetarët do të vaksinohen, grupet të cilat quhen të rrezikuar dhe janë të nevojshme që ta marrin këtë vaksinë”, tha Zemaj, duke shtuar se këto vaksina do të jenë falas.

Ndërkaq, shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin tha se arritja e vaksinave kundër gripit sezonal është një lajm i mirë për Kosovën dhe shtoi se janë duke punuar që shumë shpejt të arrijnë edhe vaksinat kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri. Ministri Zemaj po ashtu tha se gjatë të hënës do të mblidhet Bordi këshillëdhënës për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, ku do të diskutohen masat e reja. Ai përmendi si mundësi edhe shkurtimin e gjysmëvjetorit të vitit shkollor si dhe kufizime të lëvizjes në disa komuna.

Por, tha se për të gjitha këto, do të diskutohet gjatë kësaj mbledhjeje. Këtë vit është parashikuar që në Kosovë të vaksinohen rreth 500,000 njerëz kundër gripit sezonal. Infektologët në Kosovë më herët kanë thënë se është e nevojshme që qytetarët të vaksinohen kundër gripit sezonal sa më shpejtë që të jetë e mundur. Sipas infektologut Sali Ahmeti, infektimi me gripin sezonal e ulë imunitetin e popullatës, andaj janë më të rrezikuar që të sëmuren me COVID-19.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ndër 18 më të kërkuarit në Europë për pornografi me fëmijët, një shqiptar nga Kosova

admin

Bajrami raporton në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike

admin

Hoti kërkon që të vendoset drejtësia dhe ideatorët e vrasësit të marrin dënimin e merituar

S.B.

Themelohet Zyra për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës

admin

Rudi: Lumezi ka thënë se më kanë plagosur me armën që është vra Xhemail Mustafa

T E

​Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...