Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Vaksina e Moderna mund të shkaktojë efekte anësore te njerëzit me mbushës kozmetikë në fytyrë

Njerëzit me mbushës kozmetikë të fytyrës (fillers) mund të përjetojnë ënjtje dhe inflamacion me një nga vaksinat e coronavirusit, vuri në dukje komiteti këshillues i Federatës Amerikane për Ushqimin dhe Barnat (FDA).

Sipas komitetit, disa pjesëmarrës në provë, të cilët kanë pasur mbushës, kanë tashmë efekte anësore.

Një dermatologe me bazë në Kaliforni tha se reagimi është imunologjik. “Ka kuptim që të shihni një përgjigje imune në zona të caktuara ku ka ndonjë substancë që nuk është një gjë që ndodh natyrshëm në trupin tuaj”,  tha Dr. Shirley Chi.

Ajo shtoi se megjithatë, efektet anësore nuk duhet t’i ndalojnë njerëzit të marrin vaksinën. “Në këto raste, pacientët patën ënjtje dhe inflamacion në zonën me mbushës”, tha Chi.

“Një pacient kishte vendosur mbushës në faqe gjashtë muaj më parë dhe një tjetër kishte aplikuar mbushës te buzët dy ditë pas vaksinës. Të dy rastet u trajtuan me steroide dhe anti-histaminë dhe reagimet u zgjidhën”. /Associated Press/Anabel/

Postime të ngjashme

Gjenetika lidhet jo vetëm me shijet tona për pije e ushqime, por edhe me zhvillimin e sëmundjeve

S.B.

Ky është çaji më i shëndetshëm në botë, mirëpo shumica e njerëzve gabimisht e përgatisin

S.B.

Nga migrena deri te dhimbja e shpinës: Simptomat shëndetësore që nuk duhet t’i injoroni

S.B.

Është konstatuar: Kjo është pija më e mirë për zbutjen e kollës!

S.B.

Njihuni me simptomat e para të migrenës

S.B.

Kuroni diabetin dhe sëmundjet e frymëmarrjes me karafil

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...