Agjencia Zhurnal.mk

Vaksina e parë në botë! Rusia do ta miratojë më 10 gusht

Rusia ka si qëllim të bëhet vendi i parë në botë që do të miratojë një vaksinë të koronavirusit, pas më pak se dy javësh, pavarësisht shqetësimeve për sigurinë dhe efektivitetin e saj dhe pavarësisht se vendi ka reduktuar afatet e zhvillimit të saj.

Zyrtarë rusë thanë për CNN se po punojnë me objektiv datën 10 gusht, ose edhe më herët, për miratimin e vaksinës që është krijuar nga instituti Gamaleya në moskë.

Vaksina do të miratohet për përdorim publik, me punonjësit e shëndetësisë që do ta marrin të parët. “Është një moment si ai i Sputnikut”, tha Kirill Dimitriev, shef i fondit sovran të shëndetësisë në rusi që edhe ka financuar kërkimet ruse për vaksinën duke iu referuar lançimit të suksesshëm të satelitit të parë në botë nga bashkimi sovjetik në 1957.

“Amerikanët mbetën të habitur kur dëgjuan sinjalin e Sputnikut. E njëjta gjë ndodh edhe me këtë vaksinë. Rusia ia doli e para”, shtoi ai. Por, rusia nuk ka publikuar të dhëna shkencore për testimet e vaksinës së saj dhe CNN, nuk ka mundur të verifikojë sigurinë dhe efikasitetin e saj. Kritikët thonë se nxitimi i vendit për një vaksinë vjen në mesin e presionit politik nga Kremlini, që do ta portretizojë rusinë si një forcë globale shkencore.

Ka po ashtu edhe shqetësime se testimi tek njerëzit i vaksinës nuk është i plotë. Dhjetëra testime vaksine po zhvillohen nëpër botë dhe një numër i vogël janë në provat e efikasitetit në shkallë të gjerë, por pjesa më e madhe e prodhuesve kanë tërhequr vëmendjen se nevojitet ende edhe shumë punë para se vaksinat e tyre të miratohen.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!