Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Vaksina kineze “Sinovac” zyrtarizohet për përdorim masiv nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahraini, janë bërë vendet e para që kanë ofruar vaksinën e zhvilluar nga Kina falas për të gjithë banorët e tyre në luftën kundër pandemisë së Covid-19. Disa nga shkencëtarët kinezë që kanë shkuar në Dubai për eksperimente së bashku me kolegët e tyre të Emirateve, shprehen të kënaqur që vaksina më në fund është gati dhe vendi ka zyrtarizuar përdorimin në masë të saj.

”Vaksina kandidate e paaktivizuar e zhvilluar nga kompania kineze Sinopharm, është regjistruar nga Emiratet e Bashkuara Arabe në fund të dhjetorit me 86 për qind efikasitet kundër virusit”, ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, pas përfundimit të analizave të fazës së tretë klinike. Vaksina do të jetë gati falas për të gjithë, thuajse në të gjitha klinikat private në federatën e 7 vendeve të gjirit. Përdorimi për raste emergjente do të vihet urgjent në dispozicion për personat që janë në rrezik me virusin duke përfshirë punonjësit e shëndetësisë dhe moshat e vjetra. Vaksina ka përfunduar fushatën kombëtare për të mbuluar edhe vaksinimin e të rriturve, duke përfshirë banorët e vendit si dhe të huajt.

”Shumë shtetas të EBAsë dhe shtetas kinezë, kanë vrapuar në qendrat e ngritura në Dubai menjëherë pasi dëgjuan lajmin publik të aprovimit të vaksinës nga qeveria.

Nuk ka nevojë të lihet më parë takim dhe shumë të tjerë kanë qëndruar në radhë të gjata disa orëshe për t’u vaksinuar, pasi vetëm një qendër është hapur për momentin në Dubai”, ka deklaruar njëri nga epidemiologët që punoi me grupin për vaksinën. Rregullatori i Emirateve të Bashkuara Arabe, analizoi vaksinën në datën 9 dhjetor, duke u shprehur se “vaksina neutralizon antitrupat në masën 99 për qind dhe është 100 për qind aktive për ndalimin e rasteve të zhvilluara dhe të rënda të virusit pa asnjë problem për sigurinë shëndetësore”.

Ky është një hap shumë i mirë që vaksina kineze të kalojë kufijtë aktualë dhe shumë vende të ndjekin shembullin e EBAsë në importimin e vaksinës pas përfundimit të fazës së tretë klinike e cila u provua shumë e saktë dhe e efektshme për t’u përdorur në masë në vend”, Emiratet kanë dhuruar një pjesë të vaksinës edhe për vende të tjera si Egjipti dhe Sejçelles, duke ofruar edhe ekspertët më të mirë kinezë dhe vendsa bazuar në sigurinë e vaksinës.

Por ekspertët e të dyja vendeve deklarojnë se “është shumë e rëndësishme që të shihen rezultatet e fazës së tretë klinike dhe rezultatet të provojnë një efikasitet më të madh në besimin e më tepër qeverive për përdorimin e vaksinës kineze për shtetasit e tyre”.

Postime të ngjashme

Papa Françesku përfundon vizitën 4 ditore në Irak: Gjithmonë në zemrën time

S.B.

Në Danimarkë zbulohen 31 lloje të ndryshme të COVID

S.B.

Paralajmërimi i Faucit: Është shumë herët për t’i dhënë fund kufizimeve të vendosura nga COVID-19!

S.B.

Mianmar, dy protestues u vranë nga policia

S.B.

Shpërthimi i fuqishëm në Guinea Ekuatoriale, të paktën 15 persona të vdekur

S.B.

Rritet sërish numri i infektuarve me koronavirus në Evropë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...