Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Vaksina me detyrim në Danimarkë, ligji kthehet mbrapsht pas 9 ditësh protesta

Një ligj në Danimarkë që do t’i kishte dhënë autoriteteve fuqinë që t’iu injektojnë me forcë personave një vaksinë për koronavirusin, është braktisur pas nëntë ditësh protesta publike.

“Ligji mbi epideminë” do t’i kishte dhënë qeverisë daneze fuqinë të merrnin masa karantine të detyrueshme kundër çdokujt që mund të ishte infektuar nga një sëmundje e rrezikshme, por ka qenë pjesa që lidhej me vaksinimet që ka shkaktuar zhurmën më të madhe, shkruan Summit News.

“Autoriteti Shëndetësor Danez mund të jetë në gjendje të marrë grupe njerëzish që duhen të vaksinohen për të përmbajtur dhe eliminuar një sëmundje të rrezikshme”, raporton e përditshmja The Local.

“Personat që e refuzojnë këtë, mund – në disa situata – të detyrohen me ndalimin fizik, me policinë e autorizuar të ndërhyjë”.

Megjithatë, pas nëntë ditësh rresht protestash kundër ligjit të ri, propozimi tani është hedhur poshtë.

Postime të ngjashme

Merkeli për dozë të dytë mori një vaksinë tjetër, jo AstraZeneca-n

Bekim Laçi

Hong Kong: Nis gjyqi i parë nën Ligjin e ri për siguri kombëtare

Bekim Laçi

Republikanët në SHBA bllokojnë projektligjin për reforma zgjedhore

Bekim Laçi

Miliona persona u kthyen në milionerë gjatë pandemisë

Bekim Laçi

Polici amerikan nuk ndahet së qari pasi u detyrua ta vrasë 19-vjeçaren – familja “ia fal gjakun”

Dafina Vidishiqi

Fauci: Varianti Indian, kërcënimi më i madh në luftën kundër Covid-19

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...