Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Vaksina në Kanada, mjekët: Vaksinimi i popullatës do të përfundojë shtatorin e vitit 2021

Zhurnal Ads

Në një prononcim për mediat, kryeminstri kanadez u shpreh se mjekët besojnë se shumica e Kanadezëve mund të vaksinohen kundër koronavirusit deri në Shtatorin e ardhshëm, më para sesa fundi i 2021, duke treguar optimizëm krahasuar me deklaratat më parë.

Kanadaja është në mes të një vale të dytë të virusit dhe rastet e përditshme shënojnë nivele rekord pavarësisht përpjekjeve në rritje nga provincat për të frenuar tubimet.

Zyrtarët thonë se ata mund të fillojnë të miratojnë vaksinat e ndryshme kandidate në dhjetor dhe të shpërndajnë dozat në tremujorin e parë të 2021.

Ushtria Kanadeze do të luajë një rol udhëheqës në ndihmën për të shpërndarë vaksinat e koronavirusit në zona të largëta kur dozat do të fillojnë të mbërrijnë në fillim të vitit të ardhshëm, tha gjithashtu Kryeministri.

Zyrtarët përballen me sfidën masive të administrimit të vaksinës në të gjithë vendin që është vendi i dytë më i madh në botë për nga sipërfaqja , ku një pjesë e mirë e tyre janë të populluara pak dhe në distancë të largët nga njëra tjetra.

Ontario, provinca më e populluar e Kanadasë, ka emëruar një gjeneral në pension për të drejtuar forcën e vendosjes së vaksinave.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

BE bie dakord për sanksione kundër Lukashenkos, pas shtypjes së protestave në Bjellorusi

admin

Brigjet e detit po shkatërrohen nga ngrohja

T E

Njihuni me “Qytetin e ardhshëm” në Kunshan të Kinës

Z H

Franca e gatshme të ndihmojë në arritjen e paqes në Nagorno Karabak

S.B.

Izraeli shkatërron një lagje në Bregun Perëndimor, dhjetëra persona në qiell të hapur

T E

Çavuşoğlu: Turqia synon të hapë një kapitull të ri me BE-në

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...