Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Vaksina nga AstraZeneca më pak efektive kundër llojit të ri të të COVID-19

“Të dhënat e para treguan se vaksina ka efikasitet të kufizuar kundër sëmundjes së lehtë të shkaktuar nga mutacioni i koronavirusit të Afrikës së Jugut i emërtuar si B.1.351”.

Vaksina kundër COVID-19 e zhvilluar nga Universiteti i Oxford-it dhe AstraZeneca është më pak efektive kundër llojit të mutacionit të koronavirusit që është vërejtur në Afrikën e Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga AstraZeneca thuhet se “Të dhënat e para treguan se vaksina ka efikasitet të kufizuar kundër sëmundjes së lehtë të shkaktuar nga mutacioni i koronavirusit të Afrikës së Jugut i emërtuar si B.1.351”.

Por, aktiviteti i antitrupave të krijuar nga vaksina, thuhet se siguron mbrojtje ekuivalente me vaksinat e tjera kundër sëmundjes më të rëndë nëse koherenca e dozës aplikohet veçanërisht në periudhën 8-12 javë.

Më tej bëhet e ditur se vaksina ka filluar të përshtatet me mutacionin e Afrikës së Jugut dhe nëse është e nevojshme dorëzimet do jenë të gatshme në vjeshtë.

Prof. Sarah Gilbert e cila është në krye të ekipit që zhvillon punimet për vaksinën kundër COVID-19 në Universitetin e Oxford-it, në një deklaratë për BBC tha se “Ndoshta nuk do të mund ta zvogëlojmë aq shumë numrin e rasteve, por nuk do të shohim vdekjet, shtrimet në spital dhe të sëmurët rëndë”.

Postime të ngjashme

Kinën dhe Rusinë i bashkon biznesi në Serbi

D V

Policia ukrainase e gjen të varur aktivistin e zhdukur bjellorus

D V

Papa Françesku do të takohet me romët e Sllovakisë

D V

Iranit do t’i përgjigjemi në mënyrë kolektive, thotë SHBA-ja

D V

Kina jep 350 milionë doza vaksina për partnerët e nismës “Një brez, një rrugë”

Z H

Kinë, vlera industriale e sistemit të navigimit satelitor “Beidou” do të zërë 25 % të tregut global

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...