Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Vaksina nis dhënia e dozës së dytë/ Mjekët e spitaleve covid rikthehen në ‘Air Albania Stadium’

50 mjekë dhe infermierë të dy spitaleve Covid, të cilët kanë aplikuar dozën e parë të vaksinës Pfhizer në 11 janar, kanë aplikuar sot pas 21 ditësh dozën e dytë.

Ka munguar vetëm Dr. Pëllumb Pipero, i cili i infektua me Covid gjatë kësaj periudhe. Rasti Pipero mbetet për t’u parë nëse do të bëjë dozën e vaksinës edhe një herë të parën pasi të jetë shëruar, pro në fillim do të shikohet se sa antitrupa ka krijuar.

Por ka pasur edhe nga ata të cilët janë paraqitur për të aplikuar dozën e dytë por janë kthyer mbrapsht, pasi dozën e parë të vaksinës anti-covid e kanë aplikuar në 12 janar, por ndërkohë u ishte shënuar gabimisht doza e dytë në datën e sotme.

Paralelisht me mjekët që aplikuan dozën e dytë dhe që e kishin gjendje vaksinën do të nisë vaksinimi për mjekë të tjerë me sasinë e vaksinave që mbërriti një natë më parë. Ndërkohë, që brenda muajit shkurt pritet të mbërrijnë 40 mijë vaksina nga Pfhizer dhe po kështu Covax ka lëshuar dritën jeshile se do të nisë furnizimin me vaksina edhe për vendin tonë.

Postime të ngjashme

Dokumenti: Ilir Meta kundër hapjes së dosjeve të vjetra nga SPAK! Petrit Vasili: Të mos hetojë ish pushtetarët nga ’90-ta

D V

Kryeprokurori Çela: Situata në disa prokurori të vendit është e rënduar, stoku i dosjeve mund të bëhet i papërballueshëm

D V

Asnjë humbje jete dhe 31 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

D V

Jorida Tabaku: Shqipëria me koncesion, qeveria jep me PPP edhe strehimin social

N E

Reforma në drejtësi ende e pa përfunduar/ Qindra prokurorë dhe gjyqtarë nuk kanë kaluar procesin e vettingut

N E

Ministria e Arsimit mesazh në celularin e mësuesve: Në shtator duhet të jeni të gjithë të vaksinuar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...