Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Vaksina ruse, 91.6% efikase/ The Lancet: E sigurt dhe për moshat e thyera

Vaksina ruse Sputnik V rezulton efikase në masën 91.6% dhe parandalon pothuajse të gjitha vdekjet. Studimi I publikuar në revistën e njohur shkencore the Lancet tregon se vaksina ruse, përtej të gjithë kritikave që e rrethuan në daljen e nxituar të saj sic u konsiderua atëherë, ka efektshmëri të lartë mbi sëmundjen.

Kështu ajo rezulton me efikasitet mjaft të lartë ndaj rasteve simptomatike të Covid 19 ndërsa për rastet e rënda të sëmundjes, efekti I saj llogaritet në masën 100% thotë CNN. Këto të dhëna janë rezultat I fazës së tretë të provave klinike të Sputnik V.

Studimi përfshiu 2,144 njerëz mbi moshën 60 vjeç dhe një analize më e hollësishme e kryer në këtë grup tregoi se vaksina ruse tolerohej mjaft mirë. Reaksionet e rralla ndaj saj ishin mjaft të rralla, më pak se 0.2% tek individët që u imunizuan. Shumica e efekteve anësore kanë sigurisht përgjithësisht të lehta si dhimbje në vendin e injeksionit, simptoma të ngjashme me ato të gripit apo lodhje. Autorët e studimit e theksojnë megjithatë se nevojiten verifikime të mëtejshme për të kuptuar më mirë efikasitetin e kësaj vaksine tek personat asimptomatikë dhe kohëzgjatjen e mbrojtjes që ajo ofron.

Nga ana tjetër mësohet se shumica e pjesëmarrësve ne provat klinike ishin të bardhë, ndaj duhen kërkime të tjera për të konfirmuar në mënyrë më të saktë rolin e saj mbi grupe të tjera etnike.

Postime të ngjashme

Izraeli fajëson Iranin për sulmin ndaj një cisterne të naftës

D V

Disa të vrarë në një sulm gjatë një funerali në Irak

D V

CDC: Delta ka ndryshuar luftën ndaj koronavirusit

D V

OBSH:COVID-19 duhet të ndalet para se të dalin variante më vdekjeprurëse

D V

Disa persona të vdekur nga vërshimet në Bangladesh

D V

Katër persona të vdekur nga zjarret pyjore në Turqi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...