Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni TOP LAJM

Vaksina, shpresë për bizneset turistike në Maqedoni

Ohër, 7 janar – Zhurnal.mk – Punonjësit e turizmit besojnë se pa të ashtuquajturat pasaporta të Kovidit ose kartat e vaksinimit, nuk do mund të imagjinohen udhëtimet turistike, pas hapjes së kufijve dhe tejkalimit të krizës me kovid 19.

Unë jam i bindur se do të ketë kartë vaksinimi, me të cilën do të dihet nëse njerëzit e kanë kaluar kovidin, me të gjitha analizat serologjike, me numrin e antitrupave, igm. Do të ketë të dhëna edhe për vaksinimin- deklaroi Diell Agolli – pronar i apartamenteve private.

Ai thotë se vendi konsiderohet si një ndër destinacionet më të lira në krahasim me shumë vende tjera dhe kjo duhet të shfrytëzohet.

Me vetë atë që 50% e popullsisë në Evropën Perëndimore pritet të vaksinohen deri në maj, ne mund të presim që pas asaj mbyllje që edhe vetë këta njerëz përjetuan në vitin 2020, do të kërkojnë destinacion ku do munden të kalojnë me shumë më pak para sesa në destinacionet e tyre tradicionale. Dhe ne realisht jemi destinacioni më i lirë- pohoi Diell Agolli – pronar i apartamenteve private.

Punonjësit e turizmit shpresojnë që viti 2021 të jetë vit i mirë për turizmin.

Tani për tani, paralajmërimet janë të mira. Dhe tregu i huaj shpreson që gjërat të kthehen të paktën siç ishin në vitin 2019, kur kemi pasur një sezon vërtetë shumë të suksesshëm. Do shohim se si do zhvillohet situata me pandeminë dhe vaksinat, të dimë se me çfarë do të ballafaqohemi. Kryesisht këto janë aranzhimet që kthehen nga vitet e mëparshme, Holandezë, Polakë- tha Ana Jançeva-menaxhere hoteli.

Viti që lamë pas ishte një nga vitet më të vështira në historinë e turizmit në Maqedoninë e Veriut.

Postime të ngjashme

A e di qeveria verdiktin gjyqësor për Mijallkovin?!

D J

Mariçiç: I kënaqur dhe krenar për epilogun pozitiv në rastin me Mijallkovin

D J

QYTETARËT E MAQEDONISË/SHBA, Rusia dhe Kina superfuqitë e dekadës së ardhshme

D J

Lidhja mes krimit dhe elitave politike solli të ashtuquajturën “arratisje” të Mijallkovit

D J

Zgjedhjet lokale më 3, 10 ose 17 tetor

D J

Janë regjistruar 485 shkelje për mosmbajtje të maskës

D J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...