Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vaksina, Sofijanova: Na mbron nga virusi korona

Shkup, 10 prill, Zhurnal.mk – Gjindemi në një fazë të vështirë nga pandemia me koronavirusin. Vaksinimi ka filluar por ka njërëz që ende nuk besojnë në vaksinim ose analizojnë se cila vaksinë për ta është më e mira.

Specialiste në pediatri dhe drejtor në klinikën Pedatrike Nëna Terez mjekja Aspazija Sofijanova thot se ajo personalisht është vaksinuar edhe pse ka antitrupa. Të gjitha vaksinat në mënyrën e tyre na mbrojnë nga kjo sëmundje e cila padyshim është jashtëzakonisht e rrezikshme.

“Në këtë situatë jashtëzakonisht të ndjeshme në të cilën ndodhemi mos të bëjmë shumë analiza se çfarë përmbajnë ose nuk përmbajnë vaksinat, ata bëjnë këtë ose atë kundërindikacion. Edhe një vitaminë C i thjeshtë mund të bëjë një kundërindikacion” – tha Drejtoresha në Klinikën Pediatrike “Nëna Terezë”, Aspazija Sofijanova.

Gjendjen e fëmijëve se bashkë më prindërit e tyre në spital e ndjekim nga afër thot Sofijanova. Shpreson që kësaj radhe të paktën mos të kemi probleme më fëmijët.

“Fëmijet mund të them se i kemi nën kontroll, ja edhe një e dhënë pozitive për tu thën. Megjithatë, me të rriturit nuk është akoma ashtu, koncentrimi këtu është mi i madh dhe kolegët me të vërtetë bëjnë gjithçka. Kemi takime çdo ditë, në pjesën për faktin se tek fëmijët dinë të shfaqen simptome, të kenë ethe, të shfaqen simptoma të caktuara që duhet t’i diagnostikojmë dhe trajtojmë me kohë dhe që bëhet në klinikën e pediatrisë. Normalisht, fëmiljët qëndrojnë me prindërit e tyre, është i organizuar në nivelin e inspektoratit shëndetësor shtetëror, ajo pjesë është e gjitha nën kontroll dhe shpresoj që të paktën kësaj radhe të mos kemi problem me femijet” – u shpreh Drejtoresha në Klinikën Pediatrike “Nëna Terezë”, Aspazija Sofijanova.

Personat që ndjejnë një simptom minimal duhe të shkojnë te mjeku i tyre, nuk duhet vet të jetë mjek sepse mund ta komplikoj shërimin e tyre nga koronavirusi, thotë mjekja Sofijanova.

Postime të ngjashme

Ministri Hoxha viziton zyrat e reja të Njësive Rajonale të MBPEU dhe AUV

Z H

Publikohet thirrje publike për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve komunale

Z H

Hiqen pengesat, pas 14 muajsh u rihap kufiri me Greqinë

B L

Presidenti kundër qeverisë, nuk dekreton ligjin për ndërtimet ilegale që u votua në Kuvend

B L

Pendarovski u takua me Zef Mazin, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në

B L

Dixhitalizimi: “Nxënësit do të mësojnë nga tekste të printuara nuk do të rrinë para kompjuterit”

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...