Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Vaksinat anticovid/ Varhelyi: Nevojë thelbësore për sigurimin e shpejtë në Ballkanin Perëndimor!

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi shprehet se BE-ja i qëndron pranë Ballkanit Perëndimor në luftën kundër COVID-it.

Përmes një postimi në Twitter ai thotë se është një nevojë thelbësore për sigurimin e shpejtë të vaksinave në këtë rajon.

“Në Këshillin Europian sot duke përfaqësuar Komisionin Europian. Në luftën kundër COVID19, BE i qëndron pranë partnerëve të saj në  Ballkanin Perëndimor dhe në rajon. Theksoj nevojën për të siguruar qasje të shpejtë në vaksinat në rajonet Ballkanit Perëndimor. Nënvizoj gjithashtu shqetësimet mbi zhvillimet në lidhje me çështjen Navalnyi” , shkruan Varhelyi.

Edhe më herët Varhelyi  të vendeve të Ballkanit Perëndimor për sjelljen e BE me çështjen e vaksinave për rajonin. Ai dha lajmin se BE ka nisur lëvizjet për të siguruar vaksinat anti-COVID për vendet e Ballkanit.

Kujtojmë se kryeministri i vendit, Edi Rama ka kritikuar BE-në për mosmbështetje të shteteve të Ballkanit Perëndimor për sa i përket vaksinave.

Postime të ngjashme

Fotografia e rrallë nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë

T E

Transportonin 27 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë

T E

Shqipëri, 21 të vdekur e 777 të infektuar

T E

Ethet e listës së PS në zgjedhje/ Tre deputetë deklarojnë tërheqjen, për t’i hapur rrugën më të rinjve

T E

Senatori amerikan nderon imamin shqiptar në Nju Jork

T E

Covid shuan familjen Cara, ndërron jetën babai, nëna dhe djali i vetëm

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...