Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vaksinat e para arrijnë në fund të janarit, kontingjenti tjetër në shkurt

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë sot të ditur se janë siguruar 500 mijë vaksina antiCOVID-19 nga Pfizer, ndërsa Telegrafi mëson se vaksinat e para pritet të arrijnë në fund të janarit dhe pjesa tjetër në fillim të shkurtit.

Zemaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta.

Është bërë e ditur se krahas kësaj, Kosova do të marr nga COVAX edhe 360 000 vaksina, e që do të jenë  falas.

Ndryshe, edhe Shqipëria ka siguruar dozat e para të vaksinës antiCOVID-19.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një deklarate të bërë ditë më parë ka bërë të ditur se kanë siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës antiCOVID-19.

Ai kishte njoftuar se 10.750 dozat e para në Shqipëri do të mbërrijnë në fillim të javës së tretë të janarit, ndërsa 30.250 doza të tjera do të vijnë në muajin shkurt, pas marrëveshjes së arritur me kompaninë Pfizer.

Postime të ngjashme

17 deputetët që kanë fituar më së shumti legjislatura

T E

Vdes nga Coronavirusi peshkopi Atanasija

T E

Këta janë 120 deputetët e rinj të Kosovës

T E

Votat e Enver Hoxhajt si kandidat për kryeministër

S.B.

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, për 24 orë shënohen shtatë vdekje dhe 591 raste të reja

S.B.

NISMA nuk e kaloi pragun, ky është numri i votave që mori Fatmir Limaj

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...