Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vaksinat kundër gripit sezonal këtë vit do të jenë më të shtrenjta

Zhurnal Ads

Shkup, 28 tetor, zhurnal.mk – Vaksinat kundër gripit sezonal pritet të arrijnë gjatë javës së ardhshme, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, por këtë vit vaksinat komerciale do të jenë me çmime më të larta.

Vitin e kaluar vaksinat ndaj gripit sezonal kanë kushtuar 650 denarë, ndërsa këtë vit do të jenë 800 denarë.

Qendra për Shëndet Publik ka blerë 4 mijë vaksina komerciale, prodhim nga Sanofi Pasteur, Francë (VAXIGRIP TETRA). Vaksinimi do të bëhet në Qendrat për Shëndet Publik.

“Rritja e çmimit të vaksinave për dallim nga viti i kaluar, është për shkak të faktit se tani çmimi blerës është 650 denarë, ndërsa 160 denarë është çmimi i materialeve harxhuese”, thonë nga MSH.

Ata më tej shtojnë se për grupet e rrezikuara janë blerë 40 mijë doza, të cilat do të jenë pa pagesë. Persona të rrezikuar konsiderohen: të moshuarit mbi 65 vjet, të sëmurët kronikë, punëtorët shëndetësor, gratë shtatzëne dhe fëmijët prej 6 muaj deri 5 vjet.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

S’ka akoma konkurs për Avokatin e Popullit, Stoillkovski: Avokati, me propozim të opozitës

T E

Parashikimi i motit për sot

R ZH

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

T E

ASH/ Zudi Koka zgjidhet kryetar i ri i degës së Çairit

E.E.

Karakaçanov: Bllokada bullgare për Maqedoninë për në BE do t’i zgjoj politikanët nga ëndërra jugosllave

admin

“Fundjava pa TVSH”, Që tu kthehen parat duhet të bleni produkte vendore ose pajisje kompjuterike

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...