Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vaksinat nga Serbia varen nga regjistrimi i tyre

Shkup, 21 janar – Ende nuk dihet kur do të mbërrijnë vaksinat nga Serbia. Njeriu i parë i Shëndetësisë thotë se jemi të përgatitur edhe kur bëhet fjalë për planin, edhe për vendin ku do të mbahen vaksinat. Sipas ministrit Venko Filipçe, informacionin e presim nga autoritet serbe. Por, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, sot për mediat e atjeshme tha se Maqedonia ende nuk i ka te regjistruara vaksinat dhe  se autoritetet e tyre i ndihmojnë vendit tonë për t’i regjistruar vaksinat e “Fajzerit”.

“Për momentin jemi duke punuar mbi këtë, u ndihmojmë që vaksinat e Fajzerit të regjistrohen në Maqedoninë e Veriut, sepse nëse nuk regjistrohen, atëherë nuk do të mund të bëhet vaksinimi në Maqedoninë e Veriut”, tha Bërnabiq.

“Në nivel teknik jemi duke biseduar me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë të Serbisë në vendin tonë dhe tani ka rregullativë ligjore me të cilën mund të futet një ilaç, preparat apo vaksinë e cila nuk është regjistruar dhe kjo quhet procedura për import intervent. Sa i takon Planit, unë e dëgjova mirë deklaratën e Bërnabiqit, e cila fare nuk flet për këtë temë. Kjo nuk është e vërtetë”, deklaroi Filipçe.  

Filipçe e pranon sfidën nga kryeministri Zaev të vaksinohet i pari, me qëllim, siç tha, të japë shembull për qytetarët dhe ta “thyejë” skepticizmin e tyre. Qytetarët me mendime të ndara sa i takon vaksinimit.

“Nuk kam nevojë. Kush më garanton se vaksina është e mirë? Do të thoni – e gjithë bota. A e dini çka prodhon kjo industri farmaceutike?”, tha një qytetar.
“Më shumë po, sesa jo. Dua të mbledh më shumë të dhëna për vaksinat”, deklaroi një qytetar. 
“Po, si për të gjithë, ashtu edhe për mua. Nuk dua të jem problem unë dhe ta rrezikoj rrethinën”, tha një qytetar.

Qeveria e humb kohën, derisa populli vdes dalëngadalë , reagoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Janë kaq të paaftë saqë as vaksinat e dhuruara nuk dinë t’i shfrytëzojnë, shkruan në reagimin e Mickoskit, pas deklaratës së kryeministres serbe.

Postime të ngjashme

Shpallen konkurset për bursa të nxënësve dhe studentëve për 2021-2022

Z H

Ende ka disa vatra aktive të zjarrit në rajonin e Kumanovës

Z H

Pa energji elektrike banorët e Studeniçanit dhe të Karposhit

Z H

MSH: Dje janë vaksinuar 12.939 qytetarë

Z H

Maqedonia me mungesë të zjarrfikësve, automjeteve, aeroplanëve e helikopterëve

Z H

Për të kaluar në Tabanoc pritet deri 40 minuta

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...