Agjencia Zhurnal.mk
Bota Shëndetësi

Vaksinat Pfizer-BioNtech dhe Moderna, mjaft të efektshme

Vaksinat për COVID-19n të krijuara nga kompanitë Pfizer – BioNTech dhe Moderna e ulin rrezikun e infektimit me 80% dy javë ose më shumë pas dozës së parë, sipas të dhënave të një studimi të publikuar të hënën me rreth 4 mijë persona të vaksinuar që punojnë në kujdesin shëndetësor ose në vijën e parë të përpjekjeve kundër koronavirusit.

Rreziku i infeksionit ra me 90% dy javë pas dozës së dytë, thuhet në studimin që vlerëson në praktikë efikasitetin e vaksinave. Studimi i kryer nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) përpiqet të përcaktojë aftësinë e vaksinave për mbrojtjen kundër infeksionit, përfshirë infeksionet që nuk shkaktojnë simptoma.

Provat e mëparshme klinike nga ana kompanive vlerësonin efikasitetin e vaksinave të tyre për parandalimin e sëmundjes. “Ky studim tregon se përpjekjet tona kombëtare të vaksinimit po funksionojnë,” tha Drejtoresha e CDC, Rochelle Walensky, në një deklaratë.

Gjetjet nga përdorimi në praktikë i këtyre vaksinave që funksionojnë me metodën gjenetike të ARN-së, konfirmojnë atë që u vu re në provat e kontrolluara klinike të kryera para se ato të merrnin autorizimin për përdorim emergjent nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave. Studimi shqyrtoi efektivitetin e vaksinave midis 3,950 pjesëmarrësve në gjashtë shtete gjatë një periudhe 13-javore, nga 14 dhjetori 2020 deri më 13 mars 2021.

Teknologjia e re e “lajmëruesit ARN” përdor një element kimik natyror që “udhëzon” qelizat të krijojnë proteina të cilat janë kopje e një pjese të koronavirusit. Kjo e mëson sistemin imunitar të njohë dhe të sulmojë virusin e vërtetë.

Postime të ngjashme

Pamje si në luftë, tornado goditet Çekinë – disa fshatra janë rrafshuar me tokë, ka edhe viktima

Dafina Vidishiqi

Britaniku 72 vjeç, rezultoi 43 herë pozitiv me coronavirus

Dafina Vidishiqi

Kur të jeni nervoz, shtypni këtë pikë në fytyrën tuaj: Katër truke psikologjike për të ulur stresin në pak sekonda

Dafina Vidishiqi

“Pasurinë ia la vëllait”/ Biznesmeni i njohur i jep fund jetës me dy plumba, mesazhi që u gjet në makinën e tij

Dafina Vidishiqi

Rreth 300 migrantë mund të kenë vdekur pas përmbytjes së anijes në Jemen

Dafina Vidishiqi

PE miraton rezolutë për të drejtën në abort të sigurt

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...