Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Vaksinat/ Sanofi do të prodhojë 125 milionë doza për BioNTech/Pfizer

Kompania farmaceutike franceze Sanofi do të mbështesë konkurrentët BioNTech/Pfizer, duke prodhuar vaksinat në fabrikën e saj në Frankfurt. Furnizimet e para në BE pritet të bëhen në verë.

Kompania farmaceutike franceze Sanofi ka njoftuar mbështetjen e saj për konkurrentët BioNTech dhe Pfizer në prodhimin e vaksinës së tyre kundër covid. Bashkëpunimi ka të bëjë me fazën e vonë të prodhimit të më shumë se 125 milionë dozave, tha Sanofi.

Do të përdoret fabrika e Sanofit në Frankfurt

Që nga vera për këtë do të përdoret fillimisht fabrika e Sanofit në Frankfurt. Për ta bërë këtë, megjithatë, më parë duhet të modifikohen sistemet në fabrikën në Frankfurt-Höchst, tha një zëdhënëse e Sanofit në Gjermani.

Shkak për këtë është se vaksina e BioNTech-ut bazohet në teknologjinë e substancave të mARN – ndryshe nga vaksina për të cilën po punon Sanofi së bashku me kompaninë farmaceutike britanike GSK. Sanofi nuk dha detaje financiare të marrëveshjes.

Numri i përgjithshëm mbetet i njëjtë

Sipas BioNTech-ut, kjo procedurë nuk ndryshon asgjë në numrin e përgjithshëm të prodhimit të vaksinave. Një zëdhënëse e Biontech tha për agjencinë e lajmeve AFP se numri do të mbetet në dy miliardë dozat e planifikuara të vaksinave.

Drejtori i Përgjithshëm i Sanofit, Paul Hudson kishte njoftuar më parë në gazetën franceze “Le Figaro” se ai donte të ndihmonte për mbushjen e vaksinës. Meqenëse fabrika e Sanofit në Frankfurt është afër qendrës së BioNTech-ut në Mainz, kjo do t’i bënte gjërat më të lehta.

Sanofi vazhdon punën për vaksinat e tij

Kompania gjithashtu planifikon të punojë për dy vaksinat e veta kundër Covid-19. Zhvillimi i vaksinave nga Sanofi dhe partneri britanik GlaxoSmithKline është vonuar kohët e fundit.

Po të kenë sukses studimet e ardhshme, Sanofi pret miratimin e vaksinës të bazuar në proteina rreth fundit të vitit 2021. Sanofi po zhvillon gjithashtu një vaksinë mRNA në partneritet me kompaninë amerikane Translate Bio./DW

Postime të ngjashme

SHBA, zhduket gripi mes pandemisë së COVID-19-s

T E

Arriti në Gjermani para 6 vjetësh, tani emigranti kërkon të bëhet deputet

T E

OBSH: Mbi 850 mijë vdekje në të gjithë Evropën

T E

Ndërhyn Putin: Tensione në Armeni – dorëheqje, raketa … presidenti ka tre ditë

T E

Albin Kurti reagon për sulmin ndaj gazetarit, Visar Duriqi

T E

Rriten numrat me Covid-19 në Itali, disa qytete rrezikojnë mbylljen

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...