Vaksinë kundër Kovid-19 dje kanë marrë 12.099 qytetarë, janë rivaksinuar 697 847

Shkup, 22 shtator – Në pikat e vaksinimit në shtet dhe në teren, deri dje janë vaksinuar gjithsej  776.659 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.969 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 12.099 qytetarë. Në shtet gjithsej janë dhënë 1.474.507 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 697.847 qytetarë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Prej atje vlerësojnë se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat e vaksinimit përgjatë shtetit, ndërsa po vijon edhe vaksinimi në teren.

“Me numrat e fundit 55 për qind e popullatës mbi moshën 40-vjeçare kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës dhe 31 për qind e popullatës mbi 18-39 vjet është vaksinuar me të paktën njërën dozë të vaksinës”, njoftojnë nga Ministria.

Qytetarët po vaksinohen pa termin të caktuar, në pikat ekzistuese të vaksinimit përgjatë shtetit. Fëmijët prej moshës 12 deri 18 vjet vaksinohen me lejen e prindit.

Vaksinat, theksojnë nga Ministria, janë të sigurta dhe efikase dhe janë mënyra e vetme që të fitohet pandemia.

“Vetëm me vaksinim komplet parandalohet forma e rëndë e sëmundjes dhe ulet mundësia për sëmundje si dhe rezultati vdekjeprurës nga e njëjta”, thuhet në kumtesë.

Related posts

Merkel: E ardhmja e Ballkanit Perëndimorë është në BE

R Zh

Vërshimet në Hasanbeg nuk ishin mësim për Georgievskin, kanalizimi përsëri nuk u rregullua

N E

Kreu i Gazi Babës vazhdon heshtjen, s’ka zgjidhje për nxënësit e Bërnjarcës dhe Idrizovës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More