Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Vaksinën nuk mund ta marrin fëmijët dhe gratë shtatzënë? Mjeku sqaron si qëndron e vërteta

Në një lidhje direkte nga Skype për Ora News mjeku Erion Dasho, tha se ka një keqkuptim sa i takon lajmeve se vaksinën e Covid nuk mund ta marrin fëmijët dhe gratë shtatzëna.

Ai tha se nuk ka një problem me vaksinën përsa i përket këtyre grupmoshave, por se numri i fëmijëve dhe grave shtatzënë që kanë marrë pjesë në fazën e fundit të vaksinës ka qenë i pamjaftueshëm për të arritur në një rezultat përfundimtat për efektivitetin e vaksinës në këto grupmosha

Erion Dasho për Ora News: Ka një keqinformim për vaksinën. Problemi i grupmoshave nuk është se kanë gjetur problem me vaksinën për grupmoshat e fëmijëve dhe grave shtatzënë.
Ajo që FDA dhe Ema kanë konstatuar është se numri i personave nga këto kategori të përfshira në provën e fundit të vaksinës kishte shumë pak gra dhe fëmijë. Dhe ky numër ishte i pamjaftueshëm për të nxjerrë rezultate për këto grupmosha dhe për efektet anësorë që mund të ketë vaksina.

Dasho tha se për vaksinat Phizer dhe Moderna nuk ka asnjë dyshim që ofrojnë mbrojtje te personat që aplikohen dhe kjo mbrojtje është e mjaftueshme që ose te mos preken ose ta kalojnë virusin në forma të lehta.

Postime të ngjashme

Shqipëri, 21 të vdekur e 777 të infektuar

T E

Ethet e listës së PS në zgjedhje/ Tre deputetë deklarojnë tërheqjen, për t’i hapur rrugën më të rinjve

T E

Senatori amerikan nderon imamin shqiptar në Nju Jork

T E

Covid shuan familjen Cara, ndërron jetën babai, nëna dhe djali i vetëm

T E

Kush është studentja 22 -vjeçare që vdiq nga Covid 19

T E

Di Maio: Vendet skeptike të hedhin poshtë paragjykimet, duhet të nisë procesi i zgjerimit me Ballkanin

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...