Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Vaksinimi, 42,781 vaksinime deri tani për arsimtarët, mbi 25 mijë me dy doza

Në të gjithë Shqipërinë vijon vaksinimi antikovid i mësuesve dhe pedagogëve, ku deri tani janë kryer mbi 42 mijë vaksinime.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha sot se “më shumë mbrojtje për mësuesit dhe pedagogët, me vaksinimin masiv të atyre që përçojnë dije dhe vlera të pazëvendësueshme për brezat e rinj, për të garantuar qëndrueshmëri në vitin e ardhshëm akademik. 42,781 vaksinime janë kryer deri tani për arsimtarët. Mbi 25 mijë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës”.

Në videon e publikuar nga Manastirliu, një mësues shprehet se “herën e parë që bëmë dozën ishte kur erdha në fakultet. Na lajmëruan nëpërmjet e-mail për të bërë dozën e parë dhe tani jemi lajmëruar për dozën e dytë. Sapo e bëra dozën e dytë dhe tani po presim gjysmë ore për siguri”.

Një tjetër mësues shprehet se “bëra dozën e dytë të vaksinës, ndihem i qetë”.“Ndihem shumë mirë, jam shumë në rregull që bëra dozën e dytë. I gjithë procesi ka shkuar shumë mirë,  ne jemi ndjerë komode si herën e parë edhe sot. Ndihem më e sigurtë. Jam e kënaqur që arrita ta bëj vaksinën”, – shprehen disa mësuese.

Që prej datës 13 mars 2021 nisi vaksinimi antikovid i mësuesve dhe pedagogëve, fillimisht në Tiranë e mandej në të gjithë vendin.

Postime të ngjashme

Zjarret në Gjirokastër, ndihmë ajrore nga Gjermania

D V

Viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, reagon Basha, akuzon Ramën

D V

Zjarret në Shqipëri, ushtria dhe banorët bëhen bashkë – shuajnë flakët me kova uji

D V

Situata me zjarret në Shqipëri, Peleshi thirrje banorëve: Dilni sa më parë nga banesat

D V

Shqipëri, 344 shoferë të arrestuar në muajin korrik

D V

Coronavirusi në Shqipëri, rriten rastet e reja

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...