Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Vaksinimi do të fillojë në shkurt me 200 mijë vaksina kineze

Shkup, 4 shkurt – Vaksinimi në vend do të fillojë këtë muaj me 200.000 vaksina kineze, informoi dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke shtuar se data e dorëzimit do të dihet këto ditë.

“Sasia e parë e vaksinave kundër Kovid-19 të cilat do të arrijnë në vend në shkurt do të jenë vaksinat kineze. Ne në praktikë të gjithë procesin e imunizimit sipas sistemit tashmë të përgatitur do ta fillojmë me ato vaksina”, theksoi ministri, i cili tha se së pari do të vaksinohen të gjitha grupet prioritare.

Ministri i Shëndetësisë theksoi se të gjitha vaksinat të cilat janë në treg janë të sigurta, por se negociatat të cilat Qeveria i zhvillon me “Fajzer”-in dhe ato që tani përfundojmë me kompaninë kineze janë me të vërtetë të vështira dhe kërkojnë shumë detaje, sepse edhe vetë kompanitë janë nën presion të madh.

Derisa priten vaksinat te ne, shtetasit e Maqedonisë së Veriut vaksinohen në Serbinë fqinje. Deri tani 73 qytetarë, të cilët kanë edhe shtetësi serbe, janë vaksinuar me vaksinën kineze të “Sinofarm” në pikën e kontrollit në Vranjë dhe Bujanoc. Mundësi kanë edhe ata të cilët nuk kanë shtetësi serbe.

Portali E-drejtoria mundëson aplikim për vaksinim të shtetasve të huaj të cilët nuk kanë regjistruar qëndrim në Serbi. Mjafton të kenë teëefon celular serb, që deri tani e kanë përdorë shumë shtetas të Maqedonisë së Veriut, që të mund të marrin sms vërtetim për datën dhe vendin e vaksinimit, që është falas, thekson BIRN, përcjell Zhurnal.mk

Në pritje të vaksinës, gjendja me virusin korona vazhdon të qetësohet. Këtë e tregojnë edhe numrat e djeshëm. Dje janë regjistruar 350 raste të reja nga 2291 teste të bëra. Janë raportuar gjithsej 20 të vdekur prej të cilëve 14 nga Klinika “Zhan Mitrev”, të cilët kishin ndërruar jetë në periudhën prej 4 deri më 30 janar të këtij viti dhe gjashtë pacientë të vdekur gjatë ditës së djeshme. Personi më i ri i cili ka vdekur është një pacient 35 vjeç nga Kavadari.

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar edhe 266 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 93.510, numri i pacientëve të shëruar është 82.786, numri i vdekjeve është 2.893 dhe numri i rasteve aktive është 7.831. Më shumë raste aktive ka në Shkup – 3972. Në qytetet e tjera janë nën 400 raste aktive.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus që mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 568 dhe ka rreth 500 shtretër spitalorë të zbrazët në kovid qendrat.

Në Kovid-qendrat në spitalet në të gjithë vendin është raportuar se mjekohen gjithsej 328 pacientë, ndërsa në kryeqytet 240 persona pozitivë dhe të dyshuar me virusin korona.

Në botë deri më tani janë infektuar mbi 104 milionë njerëz, kanë vdekur rreth 2,3 milionë dhe janë shëruar mbi 76,4 milionë persona.

Nga Gjeneva dje ka mbërritur informacion se programi Kovaks do të sigurojë 330 milionë doza të vaksinave për vendet e pazhvilluara dhe ato në zhvillim. Është paraparë vaksinat të shpërndahen deri në fund të gjysmë së parë të këtij viti.

Vaksinat përmes Kovaksit do të destinohen për rreth 3,3 për qind t popullsisë në 145 vende të cilat janë përfshirë me Programin.

Rreth 240 milionë doza të vaksinave do të furnizohen nga AstraZeneka, të prodhuara nga kompania indiane Serum Institut, 96 milionë doza do të prodhohen në repartet e AstraZenekës dhe 1,2 milionë doza nga Fajzeri. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Republika Çeke do të dhurojë vaksina për Maqedoninë e Veriut

Z H

Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 92-të dhe tre mbledhje tematike

Z H

Vazhdon debati i përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit

Z H

Moti sot në RMV

Z H

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Z H

Ali Ahmeti: Mbretëreshat e xhudos do mbeten inspirim dhe simbol për brezat e ardhshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...