Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Vaksinimi kundër koronavirusit, kërkesë online në e-Albania

Në platformën e-Albania tashmë mund të bëhet kërkesë online për t’u vaksinuar kundër COVID-19. Lajmi bëhet i ditur nga drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ku shpjegon procedurën e thjeshtë online, që zgjat vetëm pak sekonda, e krijuar për të lehtësuar qytetarët.

“Erdhi momenti që aq shumë kemi pritur dhe për të cilin kemi punuar fort. Me nisjen e vaksinimit masiv, tashmë qytetarët bëjnë kërkesë në platformën e-Albania për t’u vaksinuar ndaj Covid 19”, shkruan Karçanaj, në postimin e saj në facebook, shkruan Tch, transmeton Klan Kosova.

Drejtoresha e AKSHI-t sqaron qytetarët se menjëherë pas kryerjes së aplikimit në e-Albania, do të njoftohen me mesazh ose përmes mjekut të familjes për datën e vaksinimit.

“Me një ndalesë online, në pak sekonda kryhet e gjithë procedura. Qytetarët do të njoftohen përmes një SMS-je në celular ose do të kontakohen nga mjeku i familjes për datën e vaksinimit. E-Albania është krijuar për të lehtësuar jetët e gjithkujt dhe ky shërbim, në këtë moment, është lehtësia më e madhe për këdo!”, thekson Linda Karçanaj.

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14560&fbclid=IwAR1SyEPE3IdGBaWo53wUcon82oILAqzNJSHWhygS3pQG-t-SS7fRcM-Ea00

Postime të ngjashme

Rama në France 24: Presim dritën jeshile për negociatat

Lea Muslija

Rama zgjohet mes alpeve shqiptare: Mirmëngjes! (VIDEO)

Lea Muslija

Sot hapen kufijtë Shqipëri-Greqi

Lea Muslija

“Asnjë rast me COVID në Tiranë”, Manasterliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Dafina Vidishiqi

Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...