Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Vaksinimi masiv antikovid/ Mbi 3700 qytetarë të vaksinuar në Pogradec

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Pogradec, ku vijon vaksinimi masiv në qendrat e qyteteve e gjithashtu në qendrat shëndetësore në fshatra, afër vendbanimit për gjyshet dhe gjyshërit më të moshuar.

I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Kryeministri Rama ndoqi nga afër procesin e vaksinimit.

Ministrja Manastirliu tha se “mbi 3700 qytetarë janë vaksinuar në Pogradec, të moshuar, arsimtarë dhe efektivët e policisë. Kemi arritur një numër të lartë të vaksinimit. Në Korçë janë vaksinuar më shumë se 9 mijë qytetarë. Sot do të vaksinohen mbi 500 persona duke përfshirë edhe forcat efektive të policisë”.

“Procesi po ecën shumë mirë, do arrijmë 200 mijë vaksinime, dje ishim 192 mijë. Do të vijojmë të përmbyllim efektivët e policisë dhe përgatitemi të ulim fashën tek 65 vjeç dhe 60 me të sëmurët kronikë”, – theksoi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se po ecim shumë mirë krahasuar edhe me vendet e rajonit, ritmet tona janë shumë të larta. “Besojmë se me angazhimin e të gjithë punonjësve të shëndetësisë, vaksinatorët dhe strukturave tona, ky ritëm do vazhdojë të jetë me intensitet të lartë”, tha ajo.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer 192,882 vaksinime./atsh

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare/ Ja kur i vjen sërish mundësia Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në!

Dafina Vidishiqi

900 mijë vaksinime antiCOVID në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ikën nga hoteli të pakënaqur nga kushtet, pronarja i zë rrugën çiftit me fëmijë të vogël

Dafina Vidishiqi

Mes bukurive magjepsëse të maleve të Leskovikut, kyeministri Rama publikon pamje nga agroturizmi i shumëkërkuar

Bekim Laçi

Këshilli Europian, sot fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Bekim Laçi

Energjia eolike, “Washington Post”: Shqipëria diversifikon prodhimin e energjisë elektrike me bazë ujin

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...