Agjencia Zhurnal.mk
Bota Shqipëri

Vaksinimi masiv i shqiptarëve me vaksinën kineze Sinovac

Vaksinimi në Shqipëri tashmë ka hyrë në masivizimin e saj. Nisur nga janari i këtij viti shqiptarët sipas moshës po vaksinohen me lloje të ndryshme vaksinash, ndër to Pfizer, AstraZeneca dhe së fundmi me vaksinën kineze Sinovac dhe atë ruse Sputnik. Vaksinat kineze kanë mbërritur në sasi të konsiderueshme në Shqipëri, duke mundësuar vaksinimin masiv të popullsisë.Tashmë ka mbërritur dhe kontingjenti i dytë i tyre prej 100 mijë vaksinash me të cilat do të rritet numri i të vaksinuarve të fashës 60 dhe 65 vjeç.

Vaksinimi po kryhet në qendrat shëndetësore, por dhe në sheshin qendror të kryeqytetit shqiptar, sheshin “Skënderbej”. 

Pyetjes së gazetarit   se si ndjehet në pritje të vaksinimin një qytetar iu përgjigj se ndjehet mjaft i sigurtë dhe mezi e ka pritur vaksinimin

“Ndjehem shumë i sigurtë. Vaksina gjithmonë u siguron jetën njerëzve.Tani jemi të sigurtë që do të shpëtojmë nga kjo pandemi”, thotë qytetari.

Ndërsa një zonjë thekson se “E kemi pritur me padurim këtë ditë sepse jemi të moshuar dhe ruajmë veten por njëkohësisht dhe fëmijët tanë sepse ky virus nuk pyet për moshë”

Lidhur me pyetjen e gazetarit se a ndjehet e sigurtë për vaksinën kineze zonja përgjigjet “Patjetër. Ne kemi rritur fëmijët me vaksinat kineze. Veçanërisht mbaj mend penicilinën kineze, me të cilën jemi mjekuar vetë dhe fëmijët tanë. Ka qenë e sigurtë, ndaj kemi shpresë që dhe kjo vaksinë është e sigurtë”

Një tjetër qytetare shprehet e lumtur që po vaksinohet me vaksinë kineze “Meqë është kineze jemi më të sigurtë. Jemi shumë të lumtur” thotë ajo.

Masiviteti i kryerjes së vaksinës kineze Sinovac jo vetëm te qytetarët e moshës mbi 70 vjeç, por dhe te forcat e policisë, punonjësit e medias apo farmacistët ka bërë që për to të flitet gjerësisht në media dhe në opinionin e gjerë.

Imunologu i njohur shqiptar prof.dr Genc Sulçebe në një intervistë televizive tha se “Vaksina kineze “Sinovac” është krijuar për rastet kur virusi është in-aktiv. Kjo është një vaksinë klasike, e cila është përdorur edhe për vaksinimin e fëmijëve edhe të të rriturve. Kjo vaksinë nuk është e panjohur, është një vaksinë e konsoliduar”.

Ai bëri të ditur se “Janë tre vaksina që aplikohen në Kinë. Ato janë Cansino, që ka të njejtën teknologji si ajo e Oksfordit, pra e AstraZenekës. Është vaksina Sinovac dhe Sinopharm që përdorin virusin e inaktivizuar, i cili është treguar shumë efikas në provat që kanë bërë dhe këto janë aprovuar në Kinë dhe në vende të tjera”, tha imunologu Sulçebe

Lidhur me efektet anësore mjeku Sulçebe tha se “efektet anësore të vaksinës kineze janë si të çdo lloj vaksine. Kur ka një lodhje, djersitje pas bërjes së vaksinës janë disa shenja normale dhe nëse ndodh sërish infektimi nga Covid, të vaksinuarit nuk do kenë simptoma të rënda”.

Imunologu Sulçebe gjithashtu nënvizoi se “Vaksina kineze duke qenë me virusin e plotë jep një përgjigje imunitare edhe ndaj përbërësve të tjerë. Ka shumë proteina të tjera në përbërësit e virusit, të cilat nuk ndryshojnë në variantet e reja dhe janë një garanci që përgjigjja imunitare ndaj tyre të na mbrojë edhe nga variantet e reja”

Qeveria synon realizimin e vaksinimit të popullatës brenda 14 muajve nga nisja e procesit, ndërsa ka miratuar Aktin Normativ që lë të hapur kanalet e tjera të komunikimit për sigurimin e vaksinave anti-Covid.

Vaksina kineze anti-Covid e kompanisë “Sinovac”, në bazë të studimeve të fundit të publikuara në “New York Times”, ka një efikasitet 83.5 për qind kundër virusit. Rezultatet e fundit për vaksinën erdhën nga institucionet shëndetësore në Brazil dhe Turqi, aty ku edhe vaksina është shpërndarë masivisht.

Përballë mungesave të mëdha të vaksinave dhe vonesave në shpërndarje, Franca, Spanja dhe Gjermania tani kanë filluar të flasin për porosi për vaksinat kineze dhe ruse. Sipas të përditshmes amerikane, provat në rritje tregojnë se vaksinat kineze dhe ruse janë të besueshme dhe duhet të merren seriozisht dhe shpejt, veçanërisht duke marrë parasysh çështjet e furnizimit në të gjithë botën.
Sipas analizës së “NYT” të të dhënave të siguruara nga firma analitike “Airfinity”, “Sinovac” tashmë ka nënshkruar marrëveshje për të eksportuar këtë vit më shumë se 350 milionë doza të vaksinës së saj në 12 vende; “Sinopharm”, rreth 194 milionë doza në 11 vende dhe “Sputnik V”, rreth 400 milionë doza në 17 vende.

Postime të ngjashme

BE-ja e përçarë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë – të shfrytëzohet qeveria teknike në Sofje!

R Zh

Hainan, hapet Ekspozita e 1-rë Ndërkombëtare të Mallrave të Konsumit e Kinës

R Zh

14 palestinezë dhe tre policë izraelitë janë plagosur gjatë përleshjeve në Jeruzalem

N E

Amnesty International i ka kërkuar falje figurës ruse të opozitës Alexei Navalny

N E

Australia do të heqë ndalimin për shtetasit e saj që kthehen nga India

N E

Pfizer do të kërkojë autorizimin e përdorimit të vaksinës për fëmijët e moshave 2 deri në 11 vjeç

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...