Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vaksinimi masiv në Kumanovë dhe Tetovë po rrjedhë pa pengesa

Shkup, 4 maj – Zhurnal – Në sallën sportive në shkollën e mesme “Pero Nakov” në lagjen Bedinje në Kumanovë, po kryhet vaksinimi masiv i popullatës që po zhvillohet pa pengesa, vlerësuan kompetentët nga Shtëpia e shëndetit Kumanovë.

Numri më I madh I atyre që morën vaksinë janë qytetarë të moshave më të rritura, jo vetëm nga Kumanova, por edhe nga pesë komunat e tjera nga rajoni verilindor (Likova, Nagoriçan I Vjetër, Kriva Pallankë, Kratovë dhe Rankovc).

Vaksinimi po bëhet me vaksinën kineze Sinofarm. Shtëpia e shëndetit dje mori 4.200 vaksina. Brenda ditës mesatarisht është planifikuar të vaksinohen nga 1000 persona. Në sallën sportive ka 15 pika dhe gjithsej 15 mjekë dhe 30 infermiere për dy ndërrimet.

Sipas termineve të lëshuara këto ditë po vaksinohen qytetarët më të moshuar mbi 80 vjeç, por tashmë nga fundi i javës kufiri është zbritur për qytetarë prej 68, 69 vjeç. Nga Shtëpia e shëndetit presin të ulet kufiri I moshës dhe do të kenë mundësi të vaksinohen edhe më të rinjtë.

Ndërkohë imunizimi masiv i popullatës në Tetovë filloi sot në sallën sportive të shkollës së mjekësisë “Nikolla Shtejn”.

Siç thonë kompetentët, vetëm sot janë rreth 1300 termime me një kufi moshe për personat mbi 80 vjeç. Deri në fund të javës, përkatësisht deri të premten, ka rreth 5000 termine.

 Gjatë muajit prill në pikën e vaksinimit në Qendrën Shëndetësore në Tetovë u vaksinuan rreth 1.600

Postime të ngjashme

Interesimi i ulët i qytetarëve për të udhëtuar në Greqi

R Zh

Edhe Ali Ahmeti uron ekipin e futbollit “Shkendija”

R Zh

Sela: Tre klube shqiptare do ta përfaqësojnë RMV-në në garat evropiane

R Zh

Kasami uron Shkëndijën: Ditë e madhe për futbollin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

R Zh

Shkëndija merr trofeun, festë kuqezi në Tetovë

R Zh

VMRO–DPMNE për kongresin e LSDM-së: Nuk merremi me LSDM, kanë dështuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...