Agjencia Zhurnal.mk.

Vaksinohen hatibët dhe imamët që veprojnë në gjitha xhamitë e katër rajoneve të Shkupit

Shkup, 7 korrik – Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Qenan Ismaili bashkë me Ilir Hasanin zëvendës Ministër i Shëndetësisë, dhe drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit në Shkup Besim Koka, qëndruam në ‘Poliklinikën Çair’ ku përcollëm procesin e vaksinimit të nëpunësve tanë fetarë të Myftinisë së Shkupit; hatibëve e imamëve që veprojnë në gjitha xhamitë e katër rajoneve të Shkupit.

Duke e patur parasysh faktin se, hoxhallarët tanë janë në kontakt të përhershëm me besimtarët ne u ofruam atyre mundësinë që në mënyrë institucionale të kryejnë vaksinimin me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të tyre dhe mbrojtjes së shëndetit kolektiv.

I gjithë procesi shkoj mbarë falë përpikërisë dhe përkushtimit të stafit mjeksor që ishte i angazhuar në Poliklinikën Çair.

Shpreh falenderim dhe mirënjohje ndaj stafit mjekësor për pritjen dhe organizimin e mirëfilltë të gjithë procesit të vaksinimit si dhe gatishmërinë e plotë për të dhënë kontribut institucional në këtë drejtim.

Shëndetin e kemi amanet, andaj i inkurajojmë gjithë qytetarët që të përcjellin udhëzimet e institucioneve relevante për vaksinimin masiv, si përgjigje dhe mbrojtje nga pandemia e virusit COVID-19.

Related posts

Osmani për sloganin e VMRO-së: Çfarë fjalori është “Ta kthejmë Maqedoninë të bëhet e jotja”? A jemi në shekullin 21!?

Redaksia

Angellovska-Bezhoska: Banka Popullore siguroi stabilitetin e denarit, lëvizjet inflacioniste dhe sektorin bankar

Xh M

Moti sot

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky