Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Komunës së Çairit / Deri më tani janë vaksinuar 91 mësimdhënës/e dhe 58 edukatore

Shkup, 10 prill, Zhurnal.mk – Nga komuna e Çairit bëjnë të ditur se në rrjedhë e sipër po zhvillohet procesi i vaksinimit të mësimdhënësve dhe edukatoreve të kësaj komune, përcjell Zhurnal.mk

“Është momenti i vaksinimit dhe mbrojtjes shëndetësore të atyre që edhe gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme nuk u ndalën me përkushtimin për të edukuar dhe mësuar fëmijët tanë. Në pikën e vaksinimit në Qendrën Sportive “A1 Arena” tashmë tre ditë me rradhë po zhvillohet vaksinimi i mësimdhënësve të shkollave fillore, edukatoreve dhe përkëdhelëseve të kopshteve për fëmijë të Çairit.

Deri më tani janë vaksinuar 91 mësimdhënës/e dhe 58 edukatore dhe përkëdhelëse.

Qasja masive drejt vaksinimit dëshmon përgjegjësi të lartë shoqërore nga ana e veprimtarëve të arsimit. Ky proces i imunizimit do të vazhdojë edhe më tej duke garantuar mbarëvajtjen më të sigurtë dhe normale të procesit edukativo-arsimor.”, njofton komuna e Çairit, transmeton Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

“Politikanët e estradës nuk e penguan ligjin për ndërtimet e paligjshme tash kritikojnë”

B L

16 të vdekur dhe 30 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni

Z H

Ministri Hoxha viziton zyrat e reja të Njësive Rajonale të MBPEU dhe AUV

Z H

Publikohet thirrje publike për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve komunale

Z H

Hiqen pengesat, pas 14 muajsh u rihap kufiri me Greqinë

B L

Presidenti kundër qeverisë, nuk dekreton ligjin për ndërtimet ilegale që u votua në Kuvend

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...