Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vaksinohen Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca janë vaksinuar me vaksinën antiCOVID.

Kjo është bërë e ditur mbrëmë vonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH u theksua se Osmani dhe Konjufca vizituan dje sallën ‘1 Tetori’ për të parë nga afër përgatitjet për fillimin e vaksinimit në masë që do të filloj nga java e ardhshme.

“Njëkohësisht shprehën mirënjohjen e tyre për Ministrinë e Shëndetësisë dhe personelin shëndetësor për sigurimin e vaksinave dhe procesin e vaksinimit. Ministri Vitia i njoftoj se deri tani nga afër 100 mijë qytetarë të vaksinuar, nuk ka pasur asnjë efekt serioz anësor dhe se vaksinat janë të sigurta dhe ky proces po ecën sipas planit”, u tha nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu u theksua se Konjufca dhe Osmani janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës antiCOVID, në përputhje me planin për vaksinim të MSH-së.

“Presidentja Osmani, me këtë rast ka porositur të gjithë qytetarët që sapo të fillojë vaksinimi masiv, t’i përgjigjen ftesës për vaksinim të Ministrisë së Shëndetësisë. Vaksinat janë të sigurta dhe vetëm përmes vaksinimit dhe respektimit të masave, do të mund t’i kthehemi normalitetit duke mposhtur virusin COVID-19. Sipas saj, vaksina duhet të kuptohet edhe si përgjegjësi, ngase krijojnë siguri dhe mundësojnë këndelljen ekonomike të vendit nga pasojat e pandemisë”, thuhet tutje.

Njëashtu u tha se Konjufca ka ftuar qytetarët që të vaksinohen, pasi është zgjidhja më e mirë kundër COVID-19.

“Sipas tij, me vaksinim lehtësohet edhe shteti, ngase bëhet e mundshme hapja, rikthimi i normalitetit, por edhe stabilitet i përgjithshëm”.

Postime të ngjashme

Kosova regjistron 58 raste të reja me koronavirus

D V

10 karafila të bardhë për 10 jetët e humbura në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Rishikimi i Buxhetit për vitin 2021 – opozita thotë se nuk është bërë mbi nevojat e qytetarëve, ndryshe mendon Qeveria

D V

Zeinah Salahi, drejtoreshë e USAID-it në Kosovë

D V

Kurti thërret mbledhje të qeverisë për në orën 13:00

D V

Arrijnë në Morinë trupat e pajetë të dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Koraci

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...