Shkup, 8 prill – Zhurnal.mk – Vala e të ftohtit e cila e kaploi vendin me temperatura të mëngjesit nën zeron, nuk do të ndikojë negativisht në bujqësi. Janë të mundura dëme eventuale në pemëtari, por të vogla, të cilat do të manifestohen me rrallim të frytit.
Siç tha për MIA-n agrometeorologu, Angellko Angelleski nga DPHM, rrallim nuk do të ketë kudo, por vetëm te disa pemishte edhe atë varësisht nga ekspozimi. Në disa rajone të caktuara, si ai i Berovës dhe Dellçevës, vegjetacioni vonohet shtatë deri në 12 ditë, për çka nuk priten kurrfarë dëmtimesh.
Te kulturat e tjera nuk do të ketë kurrfarë problemesh, as në drithëra, e as në kopshtari, e as te hordhitë te e cila tani paraqiten sythat.
“Më të ulëta do të jenë temperaturat në Berovë dhe Mavrovë, ndërsa në Shkup dhe në rajonin e Vardarit nuk do të bien. Dhe nëse janë minus një kjo është në kufijtë e së lejuarës. Pemët me bërthama tashmë kanë fryte. Diku, si në Gradsko, kajsitë janë me madhësinë e lajthisë. Në një fazë të tillë kulturat pemëtarë përballojnë temperatura prej -1 dhe -2 gradë, sqaron Angeleski.
Sipas tij, nga ngricat e para dëme do të ketë me siguri, por nga këto jo.
“Në një pemishte me ekspozim verior ose verilindor drunjtë ndoshta janë më shumë të goditura, ndërsa ato që janë në ekspozim qendror dhe të brendshëm ose ato në ekspozim jugor dhe jugperëndimor jo. Qytetarët e mjediseve urbane të mos brengosen, sepse mikroklima dhe temperatura në kopshtet janë me siguri pozitive”, shton agrometeorologu.
Prej sot, thekson Angeleski, moti duhet të stabilizohet, ndërsa prej nesër pritet edhe mot më i ngrohtë deri 21 – 22 gradë që është mjaftueshëm për këtë periudhë.
“Dalëngadalë do të ketë ndriçim, prandaj ka mundësi, për shkak të erës e cila do të shkaktojë ‘përzierje’ të ajrit, në disa vende edhe të mos bien temperaturat, mund të jenë më të larta”, thekson Angellko Angellski nga DPHM.