Shkup, 12 qershor – Duke marrë parasysh temperaturat e larta që kanë përfshirë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe duke pasur parasysh se viti shkollor për nxënësit e shkollave fillore zgjat deri më 17.06.2024, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dalë me disa rekomandime për shkollat.
Nga MASH kërkojnë që të shkurtohet orari i orëve mësimore, si dhe t’u jepet më shumë pushim nxënësve në mes të orëve.
Prej atje shtojnë se këto rekomandime janë pjesë e rekomandimeve të përgjithshme për mbrojtjen nga valët e të nxehtit të Qendrave për shëndet publik, dhe në përputhje me Planin e veprimit shëndetësor për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në shëndetin e qytetarëve.