Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vala e vjeshtës merr hov, apelohet për respektim të masave

Zhurnal Ads

Shkup, 2 nëntor, zhurnal.mk – Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut vazhdon të rritet. Dje u regjistruan 865 raste, ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur në 32.436.

Vala e vjeshtës i ka mbushur edhe kapacitetet spitalore. 691 janë të shtruar në spital, prej të cilëve 123 me mbështetje të oksigjenit, ndërsa dy në respirator.

Autoritetet shëndetësore bëjnë apel për respektim të masave, ndërsa nga Ministira e Shëndetësisë thonë se janë rritur kapacitetet për testim për COVID-19 në institucionet shëndetësore publike.

Nga MSH thonë se të gjithë laboratorët shtetërore, kanë numër të mjaftueshëm të testeve. Kurse ministri Venko Filipçe, njoftoi se sot do të arrijnë 13 mijë teste të shpejta, të cilët për 15 minuta tregojnë rezultatin për coronavirus.

Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë kanë nisur fushatë për mbajtjen e maskës, me qëllim që të ngrisin vetëdijen tek qytetarët për rëndësinë e respektimit të masave.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Dimitrievski: Do të rikandidohem në Kumanovë, pres përkrahjen e të gjithëve, jam rritur me shqiptarë

T E

Gjermania edhe dy javë kryeson me BE-në, a do të gjendet zgjidhje me Bullgarinë?

Z H

BE planifikon krijimin e një institucioni për pandeminë

E.E.

Zëdhënësi i FFM-së, Zylbehari: Duam të fitojmë, pavarësisht se kemi përballë vëllezërit tanë

E.E.

Filipçe: S’ka vend në Infektiv por do të sigurojmë 250 shtretër nga repartet tjera spitalore

E.E.

Gjatë mbrëmjes, ndotja e më e madhe e ajrit

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...