Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Valbona Selimllari flet për marrëdhënien me të dashurën e djalit

Valbona Selimllari ditën e djeshme, gjatë një interviste në një TV të Shqipërisë ajo tregoi edhe një anë të panjohur të Valbonës, e cila foli për marrëdhënien që ka me fëmijët dhe me të dashurën e djalit të madh, Denit.

Ish Miss Shqipëria rrëfeu se është munduar të gjejë balancën mes të qenit shoqe dhe nënë me tre fëmijët e saj. Ndërsa tani ka filluar të provojë edhe ndjesinë e të qenit vjehërr.

E pyetur se si do ndihet kur i biri t’i sjellë një vajzë në shtëpi, Valbona rrëfeu se e ka një eksperiencë, pasi djali i madh e ka një shoqe me të cilën e ka prezantuar.

“Ka një shoqe që kam përshtypjen që e do shumë. Kur ma tha në fillim thashë: ‘Je shumë i vogël’… E kam takuar dhe njihemi. Ajo ndihet shumë mirë me mua”, -u shpreh Valbona, ndërsa fillimisht tregoi se nuk do ta gjykonte kurrë nga pamja partneren e të birit, edhe pse vetë njihet si një nga vajzat më të bukura në Shqipëri.

“Unë nuk e kam parë kurrë si të rëndësishme bukurinë e njeriut. Unë nuk dua të më vijë një vajzë e bukur, dua të më vijë një vajzë e mirë në shtëpi. Por unë do ta dua sido që të jetë përderisa e do Deni. Nuk kam asnjë problem me këtë gjë. Zgjedhjet do të jenë të tij. Ai do zgjedhë, ai do jetojë, ai do jetë i përgjegjshëm, do pësojë… shpresojmë që jo. Unë do jem aty që ta mbështes sa herë që ai të ketë nevojë.” -tha Valbona Selimllari.

Postime të ngjashme

Dua Lipa arrin një sukses me “We’re good” në Amerikë

Dafina Vidishiqi

Arbana Osmani e nis fundjavën në mënyrën më të mirë

Dafina Vidishiqi

Kejvina thekson fizikun në veshje sportive në palestër

Dafina Vidishiqi

Vesa pret me padurim rikthimin në vendlindje dhe performancat në skenë

Dafina Vidishiqi

Ju garantojmë me 99% se nuk keni parë kurrë një fund si ky i Kendall Jenner!

Dafina Vidishiqi

Fero e Arbenita kthehen me vajzën në shtëpi, i bëjnë pritje madhëshotre

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...