Valë e re e nxehtë deri në fund të javës, nga e mërkura mbi 40 gradë

Shkup, 26 korrik – Nën ndikimin e masës së ajrit të nxehtë nga jugu, nga sot e deri në fund të kësaj jave moti do të jetë shumë i nxehtë me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

 

“Në ditët në vijim në shumë vende temperaturat do të jenë mbi 35 gradë. Më nxehtë do të jetë nga e mërkura deri të dielën kur do të aktivizohet niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta dhe vlera e indeksit UV do të jetë 9. Në vende përgjatë Vardarit, temperatura do të kalojë 40 gradë”, thonë nga DPHM.

Moti sot është me diell dhe i nxehtë me vranësira lokale të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë rritje të reve edhe në veriperëndim, kryesisht në zona malore, do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe stuhi të rralla. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 32 deri në 38 gradë dhe indeksi UV me vlerë prej 8.

Në Shkup sot është me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi dhe temperaturë deri në 37 gradë.

Related posts

Pendarovski: Regjistrimi sipas përkatësisë etnike duhet të bëhet pjesë e historisë

D V

Taravari: Viktimat nuk ishin numra, ishin njerëz që u dogjën deri në vdekje bashkë me çdo ëndërr të tyre

D V

Shekerinska: Epidemia, përmbytjet dhe zjarret na kujtuan sa është i rëndësishëm bashkimi rajonal

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com