Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Valon Berisha i dëshpëruar me humbjen dhe eliminimin: Është e dhimbshme, nuk përshkruhet kjo dhimbje

Mesfushori Valon Berisha ka folur me dëshpërim pas humbjes së Përfaqësueses së Kosovës nga Maqedonia e Veriut me rezultat 2-1 dhe eliminimit nga gjysmëfinala e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ishte në ditën më të mirë duke u mposhtur nga Maqedonia e Veriut me rezultat të ngushtë 2-1 në stadiumin ‘Tose Proeski’ në Shkup.

Golin e vetëm për Dardanët në këtë sfidë e shënoi Florent Hadergjonaj (29’), ndërsa për fqinjët shënoi Darko Velkovski dhe një autogol nga Benjamin Kololli.

Kjo humbje ka dëshpëruar të gjithë e në veçanti lojtarët, me Valon Berishën njërin prej tyre.

“Është e dhimbshme, nuk përshkruhet kjo dhimbje, çdo lojtarë, të gjithë tifozët, gjithë shqiptarët që na kanë mbështetur”, ka thënë fillimisht Berisha për Supersport pas ndeshjes.

“Filluam shumë mirë, morëm një gol, që mundet me ndodh në futboll, u kthyem në lojë, treguam agresivitet, Florenti shënoi një gol të mirë, pastaj një faul që nuk na u deshtë, por ndodh, është dashur të mbrohemi më mirë”.

“Është dashur të krijojmë raste për të fituar lojën, kemi dhënë maksimumin, të mësojmë nga ky rast. Keq që nuk mësuam nga ndeshja me Çekinë, kur kishim rastin të kualifikoheshim drejtpërdrejt”.

“E ndjej veten keq, ka qenë një ëndërr e madhe, katër vjet kemi qenë bashkë, maqedonët nuk ishin më të mirë se ne, nuk është se e merituan”, përfundoi mesfushori i Kosovës. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Goce Sedlloski emërohet trajner i ri i FC Shkupit

Z H

E ardhmja e Mbappe, Pochettino: Do luftoj deri në pikën e fundit për të

Z H

Pique rrezikon të humbasë finalen e Kupës së Mbretit

Z H

Leon Dajaku ia huq keq, thotë se në Kosovë flitet “kosovarçe”

Z H

Solskjaer: Roma klub me histori, mezi po e presim sfidën gjysmëfinale

Z H

Ekipi i NBA-së pranë shitjes për vlerën e 1.5 miliardë dollarëve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...