Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Finlandës, Elina Valtonen, deklaroi se, “marrëdhëniet bilaterale mes Shqipërisë dhe Finlandës janë të shkëlqyera, ndërsa presim të krijojmë lidhje të tjera të reja edhe më të fuqishme dhe të ngushta dhe dëshirojmë të focojmë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë”.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, sot në Tiranë me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Valtonen tha se, vizita e saj mbulon çështjet bilaterale, marrëdhëniet me Shqipërinë dhe integrimin e ardhshëm të Shqipërisë në BE.
“Shpresojmë që të ofrojmë dhe të jemi aktiv në mbështetjen tonë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe si aletatë ne do të fokusohemi tek siguria dhe presim të mbulojmë fusha të tjera në të ardhmen si energjia e rinovueshme dhe të kemi zgjerim të bashkëpunimit midis komuniteteve tona dhe veçanërisht për rininë në të dy vendet tona”.
Ajo vuri në dukje se forcimi i bashkëpunimit me dy vendeve duhet të shihet me mjaft përfitim për të dyja vendet.
“Ballkani Perëndimor është në zemër të Europës dhe në kushtet aktuale ne kemi nevojë që të punojmë akoma më intensivisht. BE dhe BP duhet të përforcojnë lidhjet dhe të vijojnë bashkëpunimin ekonomik. Është mjaft e rëndësishme që të gjitha këto vende të plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e BE-së” u shpreh Valtonen.
Duke u ndalur tek siguria ajo theksoi se, “ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukraninën”.
Valtonen tha se, gjatë takimit me ministrin Hasani diskutuan gjithashtu edhe për rolin e rëndësishëm të OSBE-së dhe forcimin e institucioneve dhe zbatimin e shtetit të së drejtës.
“Të gjitha këto do të jenë në përfitim të qytetarëve dhe vendeve tona”, tha ajo./ATSH/