Rafael van der Vaart nisi një sulm befasues ndaj një ylli të Anglisë pas humbjes së tyre ndaj Spanjës në finalen e Euro 2024.
Spanja mposhti Anglinë 2-1 për të fituar Kampionatin Evropian.
Pas rezultatit, Van der Vaart ndau mendimet e tij për ndeshjen mes Spanjës dhe Anglisë, dhe ai nuk kurseu askënd.
Ai vuri në shënjestër Declan Ricen, duke e quajtur atë ‘të padobishëm’ në një sulm thumbues në televizionin holandez.
“100 milion euro për Declan Rice. Çfarë bën ai? Ai vjen për të marrë një top vetëm për t’ia kaluar John Stones. Ai është i padobishëm”, bërtiti ai . “Nëse vërtet vleni 100 milionë euro, atëherë duhet të jeni në gjendje të luani një top përpara”.
Van der Vaart preku edhe Jude Bellingham, i cili asistoi në golin e barazimit të Cole Palmer.
“Sigurisht, ai mund të veshë numrin 10, por për mua ai nuk është numri 10”, ka shtuar më tej ai.