Van Nistelrooy bëri një gjest të çuditshëm në drejtim të gjyqtarit pas golit të barazimit nga Porto

nga D V

Ndihmëstrajneri i Manchester United, Ruud Van Nistelrooy, duket se ka inkurajuar mbrëmë (e enjte) gjyqtarin Tobias Stieler që ta ndëshkonte ma karton të verdhë pas golit të barazimit nga Porto.

United ndonëse e nisi në mënyrë perfekte ndeshjen ndaj Portos, ata u ndalën me barazim në ‘Estadio do Dragao’.

Rasmus Hojlund dhe Marcus Rashford shënuan për t’i dhënë epërsinë prej 2-0 ‘Djajve të Kuq’, para se Pepe dhe Samuel Omorodion të barazonin për vendasit.

Në pjesën e dytë pikërisht Omorodion shënoi për ta rikthyer avantazhin në të mirë të vendasve, para se Maguire eventualisht në fundin e ndeshjes të realizonte për rezultatin përfundimtar 3-3.

Goli i parë i Omorodion duket se e ka nervozuar tej mase Van Nistelrooy i cili u tregua mjaft i zëshëm në ankesat e tij kundrejt gjyqtarit gjerman Stieler.

Siç mund ta shihni nga pamjet e mëposhtme, ish-sulmuesi i Manchester United ngre gishtin para se Stieler të nxerrte kartonin e verdhë nga xhepi.

Përndryshe, Van Nistelrooy ishte bërë pjesë e stafit të trajnerëve të Ten Hag gjatë muajit gusht së bashku me Rene Hake.

Ish-trajneri i PSV-së, i cili ka luajtur për Unitedin mes viteve 2001 dhe 2006, i janë dhënë merita për sjelljen e një perspektive të re tek klubi anglez.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More