Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Vandalët dikur i shisnin për skrap”, Rama: FA do të kenë muzeun e tyre

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se shumë shpejt do të hapë dyert muzeu kushtuar historisë së Forcave të Armatosura, ku do të ekspozohen një pjesë e logjistikës së tyre ndër vite.

Rama thotë se aty dikur ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara që shiteshin për skrap nga ata që kreu i qeverisë i quan vandalë.

“Mirëmëngjes shumë shpejt do të hapë dyert muzeu më i ri, kushtuar historisë së Forcave të Armatosura, ku do të ekspozohen mjete e pjesë të logjistikës së tyre në vite, në rreth 100 mijë metër katrorë sipërfaqe, aty ku dikur ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara që shiteshin për skrap nga vandalët pa kujtesë e pa shije të pushtetit të korruptuar në palcë, – shkruan Rama. – Një mjedis muzeal unikal në periferi të kryeqytetit, me zonën e mirëfilltë muzeale e atë rekreative, ku natyra e bukur dhe hapësirat brenda objekteve do të krijojnë një pikë të re referimi për vizitorët e të gjitha moshave dhe turistët padyshim”, vijon kryeministri. /e.a/noa.al/

Postime të ngjashme

I ati nuk e di që ka humbur të birin, mjekja tregon fjalët e fundit të 17-vjeçarit: O teta më falni…

T E

Paloka: Na rezulton se LSI në një krah dhe PD në një krah do të maksimalizojë votën

T E

Arrihet marrëveshja! Bindet më në fund Nard Ndoka, ja në cilin qark do të kandidojë pas përplasjeve me Bashën

T E

Spitali i mori zemrën të riut shqiptar pas vdekjes/ Gjonaj bisedë me homologun spanjoll: Shikoni me prioritet letërporosinë e prokurorisë

S.B.

Presidenti Meta kthen ligjin, që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit të Rinasit: Antikushtetues!

S.B.

Marrëveshja e Bashës me aleatët / Detaje nga dokumenti i dorëzimit në KQZ

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...