Agjencia Zhurnal.mk

Vandalizohet sërish statuja e Zlatan Ibrahimoviqit (FOTO)

Statuja e yllit suedez, Zlatan Ibrahimoviq, e ngritur në qytetin e Malmos, është sulmuar dhe rrëzuar tërësisht nga persona të panjohur.

Për shkak të rrëzimit, kjo statujë ka pësuar dëmtime të mëdha dhe ndoshta të pariparueshme, njofton Klan Kosova.

Në fotografi mund të vërehet se vetëm shputat e këmbëve kanë mbetur në bazament ndërsa pjesa tjetër e trupit është e shkëputur dhe përplasur mbi rrethoja.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që sulmohet statuja e sulmuesit të famshëm. Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe në prag të Krishtlindjeve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...