Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Vanessa Bryant realizon tatuazh emrat e gjithë anëtarëve të familjes në këmbën e saj

Emrat e familjes së saj të ngushtë, Vanessa Bryant i ka bërë tatuazh në këmbë.

38-vjeçarja publkoi në Instagram të martën një fotografi të tatuazhit të saj më të ri, që kishte emrat e anëtarëve të familjes së saj: Burri i saj i ndjerë Kobe, 41 vjeç, ajo dhe katër vajzat e tyre: Natalia, 17 vjeçe, e ndjera Gianna, 14, Bianka, tre, dhe Capri, një.

Artistja e tatuazheve Mister Cartoon e futi të venë e legjendës së ndjerë të Los Angeles Lakers me tatuazhin, i cili shtrihej nga kyçi i këmbës deri në gishtat e shputës, shkruan DailyMail.

Ajo ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një pamje të veprës artistike.

Vanessa shkroi në mbishkrimin: “Familja ime ,faleminderit Mister Cartoon”, duke shtuar emoji në formë zemre me ngjyrat e kuqe, vjollcë dhe ari.

Bryant të dielën i dërgoi urime Los Angeles Lakers të cilët fituan titullin NBA duke mposhtur Miami Heat në rezultat 106-90 në ndeshjen e gjashtë.

Ditët emocionale vijnë më pak se nëntë muaj pas vdekjes tragjike të Kobe dhe vajzës së tij, në një përplasje helikopteri në Calabasas të Kalifornisë më 26 janar.

Të vdekur gjithashtu në përplasje mbetën piloti Ara Zobayan, 50 vjeç, Payton Chester, 13 vjeç, Sarah Chester, 46 vjeçe, Alyssa Altobelli, 14 vjeçe, Keri Altobelli, 46 vjeç, John Altobelli, 56 vjeç dhe Christina Mauser, 38 vjeçe.

Postime të ngjashme

Ku është Blerina e saktë e lajmeve?

T E

“Unë jam këngëtarja dhe arkitektja më e suksesshme”, Tayna tregon afirmimet që mbante në dhomë para se të bëhej e famshme

S.B.

“Square” blen shumicën e aksioneve të “Tidal”, Jay-Z vihet në Bordin e drejtorëve

S.B.

Adele ndahet zyrtarisht nga ish-bashkëshorti Simon Konecki, pas dy vitesh procedura gjyqësore

S.B.

I dashuri i deritanishëm i Rita Orës, Romain Gavras konfirmon se është ndarë nga këngëtarja

S.B.

Çmenduria e Ibrahimovicit në “Sanremo”, suedezi udhëtoi 60 kilometra me motorin e një tifozi të Milanit për të arritur në festival pasi ngeci në trafik

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...