Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Vanessa Hudgens flet për mashkullin ideal, pas ndarjes nga Austin Butler

Aktorja dhe këngëtarja amerikane, Vanessa Hudgens, së fundmi ka folur haptazi për jetën private duke theksuar se çfarë dëshiron tek një mashkull dhe se si do e dëshironte partnerin ideal.

Deklaratat e Hudgens vijnë pak muaj pas ndarjes së saj nga i dashuri Austin Butler.

“Ndihem sikur në fund të ditës, ka të bëjë thjesht me gjërat e ngjashme, të duash gjërat e njëjta”, tha aktorja e “High School Musical” për Entertainment Tonight. “Unë me të vërtetë nuk zgjedh”.

“Unë e di se çfarë dua dhe jam si, nëse dikush hyn në jetën time dhe mund të më japë të gjitha ato gjëra, atëherë shumë mirë. Nuk ka rëndësi nëse janë në vëmendjen e publikut apo jo”, vazhdoi ajo.

Ylli amerikan pranoi se nuk ka pasur ‘asnjë takim’ gjatë pandemisë së coronavirusit. “Sapo përfundova një film tjetër dje dhe, e dini, është marrë shumë seriozisht dhe për t’i mbajtur të gjithë të sigurt ka masa paraprake”, shpjegoi ajo.

Në janar, Us Weekly dha lajmin se Hudgens dhe Butler, 29 vjeç, ishin ‘zyrtarisht të ndarë’.

Çifti prej shumë kohësh, të cilët më saktësisht filluan takime në 2011, ishin së bashku për gati nëntë vjet.

Hudgens dhe Butler nxitën spekulime për ndarje që nga viti i kaluar, pasi u raportua se nuk ishin së bashku në pushime.

Postime të ngjashme

Leonita me ‘selfie’ para pasqyrës, në plan të parë barku i rritur

S.B.

Billie Eilish ka bërë gati albumin e ri gjatë karantinës

S.B.

Rita Ora, mysafire e Jimmy Fallon më 2 mars

S.B.

Rrëfimi i Kate Winslet për kritikat lidhur me peshën e saj

S.B.

Boateng nën hetime se ia kishte shqyer veshin Kasia Lenhardtit, një vit para se të vetëvritej – ai është nën akuza edhe për sulm fizik ndaj nënës së vajzave të tij

S.B.

Kanye fotografohet në publik pas shkurorëzimit me Kim, tashmë nuk e mban unazën

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...